34.3 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Si mund të duket arkitektura pas Covid-19?

Ndërsa bota vazhdon të luftojë me koronavirusin, dizajnerët po imagjinojnë sesi hapësirat publike mund t’i lënë njerëzit të bashkohen, duke i mbajtur ata të sigurt.

“The Shape of Things To Come”, një ekspozitë në Dubai, po ofron një paraqitje të shkurtër të asaj se si mund të duket arkitektura dhe dizajni në një botë post-Covid – me ide që variojnë nga një klub nate që mban kërcimtarët në një distancë, te një inflatable pod që mbështjell tryezat në restorante.

Duke shfaqur mbi 25 praktika të projektimit në Lindjen e Mesme, ajo po shfaq koncepte të reja, dizajne të produkteve dhe instalime nga arkitektët dhe dizajnerët e brendshëm.

Ekspozita është pjesë e Dubai Design Week, një ngjarje vjetore gjashtë ditore që organizatorët e quajnë “ngjarja më e madhe krijuese në Lindjen e Mesme”. Këtë vit, ajo zhvillohet nga 9 deri më 14 nëntor në mjedisin e hapur të Dubai Design District.

Megjithëse Emiratet e Bashkuara Arabe kanë përjetuar rritje të Covid-19, me kulme në maj dhe mes të shtatorit, ajo ka pasur një shkallë relativisht të ulët të incidencës krahasuar me qendrat e tjera të mëdha urbane.

Talenti i Lindjes së Mesme

“Ky vit i kaluar ka demonstruar qëndrueshmëri dhe fleksibilitet të industrisë së dizajnit në Lindjen e Mesme”, thotë Pratyush Sarup, kurator i ekspozitës. “Në një klimë sfiduese unike, arkitektët dhe dizajnerët tanë të brendshëm kanë vazhduar të prodhojnë punë të nivelit të lartë.”
Për të sjellë në jetë ekspozitën, Downtown Design porositi Agata Kurzela, një arkitekt dhe projektues me qendër në Dubai. Ajo thotë se ofron një mundësi për të shfaqur talentin origjinal nga rajoni, duke sfiduar idetë e vjetruara se Lindja e Mesme nuk mund të jetë në krye të trendeve globale. ( Ark.O.A.)

opennews.al
opennews.al
opennews.al
opennews.al
opennews.al
opennews.al
opennews.al
opennews.al
opennews.al
opennews.al
opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...