26.5 C
Tiranë
Thursday, October 3, 2024
spot_img

A është Plakja e Trurit e Trashëgueshme?Ushqimet që duhen shmangur.

Sëmundja më e përfolur e viteve të fundit është pa dyshim plakja e trurit.

Të dhënat e përhapjes së saj tregojnë shifra të cilat shtrihen në të gjithë botën e në të gjitha moshat.

E teksa kjo ndodh, pyetjes se nga se shkaktohet kjo sëmundje ekspertët ende nuk mund t’i japin një përgjigje të saktë.

Kurimi i plotë i saj që në gjenezë është një tjetër rrugë e gjatë, në të cilën po hidhet ende dije me anë të studimeve.

Sëmundjet që plakin trurin

Shumë prej personave që kanë afër tyre persona të cilët janë të prekur nga ndonjë lloj dementia apo plakje trurit, kanë shqetësimin e zhvillimit të kësaj sëmundje ndër breza.

Ekspertët thonë se në këtë pikë rastet mund të jenë nga më të ndryshmet, në varësi të tipit të sëmundjes.

Në grupin e sëmundjeve të plakjes së trurit bëjnë pjesë disa prej tyre me simptoma dhe veprim të ndryshëm.

Këtu përmendim Alzhaimer, dementia vaskulare, dementia frontotemporiale apo lloje të rralla të dementias si  sëmundja e Huntingtonit apo Parkinsoni.

Në renditjen e këtyre sëmundjeve, mjekët shprehen optimistë për disa raste dhe pak me skeptikë për një grup tjetër.

Sipas tyre, egziston mundësia që plakja e trurit të trashëgohet nga njëri brez tek tjetri brenda familjes, por në disa raste specifike dhe të rralla.

Llojet e trashëgueshme

Pjesa më e madhe e sëmundjeve që plakin trurin nuk është e trashëgueshme nga gjyshërit tek nipërit.

Megjithatë gjenet kanë një rol të rëndësishëm në përcaktimin e jetëgjatësisë dhe mënyrës se si organizmi funksionon.

Duke bërë kështu që një mundësi e vogël e trashëgimit të ‘sëmundjeve të harresës’ të egzistojë nëse ato janë prezente brenda në familje.

Alzhaimer

Në rastin e Alzhaimer mjekët shpjegojnë se gjithçka varet nga mosha e presonit të prekur fillimisht.

Nëse kjo sëmundje zhvillohet në moshën 80-90 vjeçare atëhere mundësia për të qenë e trashëgueshme është thuajse zero.

Në rastet kur familjarë apo të afërm tuaj e zhvillojnë këtë sëmundje para moshës 60 vjeç ose rreth kësaj moshe, ajo mund të jetë e trashëgueshme.

Quhet ndryshe plakja e trurit tek të rinjtë dhe shfaqet zakonisht si pasojë e abuzimeve të ndryshme.

Mjekët nuk ngrenë një shqetësim konkret pasi, vetëm 1 në 33 persona e zhvillojnë këtë sëmundje para moshës 50 vjeç.

Edhe tek llojet e tjera të plakjes së trurit, ajo çfarë ka rëndësi është koha e shfaqjes së sëmundjes tek të afërm apo familjarë.

Dementia Vaskulare

Në rastin e dementias vaskulare ajo çfarë ka rëndësi është parandalimi.

Prindërit mund të kalojnë tek fëmijët gjenet të cilat mund të shkaktojnë dementia në të ardhmen.

Këto gjene shpesh janë të njejtat të cilat mund të shkaktojnë edhe sëmundje si diabeti, tensioni i lartë, sëmundje të zemrës apo ishemi.

Prandaj është e rëndësishme të keni gjithnjë një stil jetese të shëndetëshëm.

Dementia Frontemporiale

Në rastin e demenatias frontemporiale, rreth 40% e personave që preken nga sëmundja kanë një person të afërm me histori të plakjes së trurit në një periudhë të jetës.

Kjo e bën atë një risk të vazhdueshëm përsa i përket trashigimisë nga prindi tek fëmija.

Gjithësesi kjo lloj dementia konsiderohet si një tip shumë i rrallë për tu shfaqur, në të cilën ndikojnë shumë faktorë.

Lloje të tjera të dementias së trashëgueshme janë, sëmundja e Huntingtoni apo Parkinsoni i kthyer në dementia.

Kalimin nga njëri brez tek tjetri të ketyre sëmundjeve e përcakton një gjen ‘dominant’ i cili mund të merret vetëm nga njëri prej prindërve.

Rastet e diagnostikimit me këto lloj sëmundjesh janë të rralla, por mjekët sugjerojnë të bëni kujdes.

Ushqimet që plakin trurin

Ndër shkaqet kryesore mjekët rendisin yndyrnat e ngopura, e megjithatë jo të gjithë grupin e tyre. Gjatë jetës trupi i njeriut merr dy lloje të këtyre yndyrnave, të parat janë ato natyralet që merren në sasi të vogla nga qumështi apo djathi. Ndërsa të dytat dhe më të këqijat, janë ato artificialet që merren prej ushqimeve të përpunuara.

Këtu futen vajrat vegjetalë të hidrogjenizuar dhe ushqimet e konservuara me yndyrë. Në një studim , tregohet qartë lidhja mes yndyrnave artificiale dhe rrezikut të shfaqjes së sëmundjeve që plakin trurin. Më të përhapurat janë Alzhaimer, Parkinson apo vascular dementia dhe të gjitha lidhen me harresën dhe plakjen graduale të trurit.

Rreziku i prekjes 74% me i lartë

Në studimin e parë të vitit 2002-2003, morën pjesë 1,628 persona të shëndetëshëm sipër moshës 60 vjeç. Tek ky grup u vu re se ata që zhvilluan lloje të dementias 10 vite më vonë, kishin nivele të mëdha të yndyrnave të kqija në gjak. Rreth 377 u diagnostikuan me lloje të dementias, ndërsa 247 me Alzhaimer.

Rrisku për të zhvilluar sëmundjen në 10 vite nëse keni nivele të mëdha yndyre të keqe në gjak është nga 52% deri në 74% më i lartë. Këto yndyrna mund të ndikojnë negativisht edhe shumë pjesë të tjera të organizmit, pasi shkaktojnë ishemi dhe probleme me zemrën. Pavarsisht këtyre shifrave yndyrnat e ngopura janë ende prezente në tavolinat e shumë personave.

Vendet që i kanë ndaluar

Në vitin 2018 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës këto lloj yndyrnash u ndaluan dhe u përjashtuan nga konsumi i përditshëm. Kjo për shkak të dëmeve të mëdha që këto yndyrna të këqija mund të shkaktojnë organizëm. Ato mund t’i hasni tek ushqimet e konservuara të cilat shiten thuajse në çdo market apo dyqan. Kryesisht gjenden tek vajrat e hidrogjenizuar vegjetalë apo ushqimet e konservuara ku futen edhe brumrat

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT