12.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Rama në Vlorë / Ankesave te vlonjatëve i është përgjigjur me arrogancë duke ngritur zërin

Banorë të lagjes 1 Maj në Vlorë, po protestojnë dhe po kërkojnë një dëmshpërblim për banesat që janë prishur në kuadër të ndërtimit të projektit të ‘Lungomares’.

Ditën e sotme i pranishëm në Vlorë ka qenë edhe kryeministri Edi Rama, i cili do të takonte banorët, por në të vërtetë nuk takoi asnjë prej tyre, vetëm u shmang. Një nga qytetarët tentoi që ti flasë dhe Rama, duke i thënë se kërkon rrugëzgjidhje për problemin e tyre dhe se nuk janë të kënaqur nga bonusi i qirasë.

Rama ka ndaluar, por i ka “sqaruar” me arrogancë duke ngritur zërin.

“Kjo punë do të bëhet. Kush e ka me dokumente do të shpronësohet sipas ligjit. Kush e ka pa dokumente do të marrë bonus qiraje dhe do të strehohet për 3 vjet me pagesë nga bashkia. Më pas, bashkia ka programin e strehimit social, kujt i takon do të marrë apartament”, sqaroi ai banorët.

Gjithashtu gjatë një inspektimi të punimeve të një ure në Lumin e Vlorës, Edi Rama, u revoltua kur një përfaqësues i pushtetit vendor i përmendi popullin e Peshkëpisë dhe Selenicës të cilët këmbëngulin për ndërtimin e rrugës, e cila në mënyrë të “çuditshme” edhe pse ishte përcaktuar fondi, u anulua së fundmi.

“Thuaji atyre të Peshkëpisë dhe Selenicës që nuk kanë gojë të flasin”, u shpreh Rama me tone të larta. Ai shtoi se aq sa ka bërë kjo qeveri për ta, nuk e ka bërë askush. “Dëgjojnë atë Leskon ata dhe Lulin”, u hakërrye Rama.

opennews.al
opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...