18.5 C
Tiranë
Friday, October 10, 2025
spot_img

Presidenti Meta nga Facebooku, thirrje qeverisë: Moment kritik i përhapjes së pandemisë, shtoni testimet..

Presidenti Ilir Meta i ka bërë një thirrje qeverisë që të shtojë numrin e testimeve për identifikimin e rasteve me COVID-19.Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i shtetit thekson se testimi është mjet tepër efikas për diagnostikimin dhe gjurmimin e rasteve me koronavirus.Sipas Metës, duhet të testohen stafi mjekësor si dhe mësuesit, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.

REAGIMI I METËS
Në këtë moment kritik të përhapjes së pandemisë, është jetike të shtohet masivisht numri i testimeve.
Testimi është mjeti tepër efikas për diagnostifikimin, gjurmimin dhe trajtimin në kohë të qytetarëve të prekur nga COVID-19.
Testimi është mundësia e vetme për të vendosur kontrollin mbi situatën dhe për të organizuar përgjigjen e sistemit shëndetësor për çdo qytetar të prekur nga COVID-19.
Si hap i parë, duhet të testohen menjëherë:

opennews.al

1. Të gjithë mjekët, infermierët dhe personeli mbështetës në sistemin e shëndetësor, parësor dhe spitalor, të cilët janë në vijën e parë të përballjes me COVID-19.
2. Të gjithë arsimtarët, në çdo nivel, për shkak se testimi dhe gjurmimi pasues i rasteve të tyre lidhet drejtpërdrejt me shëndetin e fëmijëve tanë.
3. Të gjithë të moshuarit e vetmuar, të cilët jetojnë të shtëpitë e kujdesit social.
4. Të gjithë qytetarët me sëmundje bashkëshoqëruese.
Për të gjitha këto kategori është tepër e nevojshme, sipas rekomandimeve të OBSH-së dhe organizatave të tjera, të nisë menjëherë edhe vaksinimi me vaksinën e gripit stinor.
Për këtë qëllim të miratohet pa vonesë edhe një plan urgjent, transparent dhe i monitorueshëm në çdo moment.
Pandemia mund të vihet nën kontroll dhe jetët e qytetarëve mund të shpëtohen.
Çdo ç’organizim, mosfinancim dhe mosveprim sjell pasoja fatale përditë.
Shkenca ka folur.
Koha për të vepruar nuk pret më. 🇦🇱

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Premte, 10 Tetor 2025

0
♈ Dashi (21 Mars – 19 Prill) Dita nis me energji pozitive dhe vendosmëri për të përfunduar detyra të rëndësishme. Në punë pritet një vlerësim...

Parashikimi i motit, e Premte, 10 Tetor 2025

0
Më 10 tetor 2025, moti në Shqipëri pritet të jetë i përzier, me kthjellime dhe periudha me vranësira të holla. Temperaturat në ultësi mund...

PS i Tiranës nuk ndalet: Fushata vazhdon pavarësisht pezullimit të dekretit të Presidentit

0
Edhe pse Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zhvillimin e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës më 9 nëntor, Partia Socialiste nuk...

Izraeli përgatitet për zbatimin e marrëveshjes së paqes me Hamasin, ushtria zhvillon protokollin e...

0
Ushtria izraelite ka njoftuar se po zhvillon një “protokoll të ri luftimi” dhe po bën përgatitjet për kalimin në linjat e përshtatura të vendosjes,...

Tragjedi në Itali: 25-vjeçarja arrestohet për vrasjen e binjakëve të saj pas lindjes, dyshohet...

0
Një ngjarje tronditëse ka tronditur Reggio Calabria-n në Italinë jugore, ku një 25-vjeçare është arrestuar me akuzën e vrasjes së dy fëmijëve binjakë menjëherë...