Prefekti Flamur Mamaj së bashku me Shoqatën lokale “Flag Pine” dhe Admistratën Rajonale të Zonave të Mbrojtura Vlorë, ishin në Gjirin e Dafinës ku realizuan mbjelljen 250 fidanëve dafinë dhe ilqe.
Aktiviteti i realizuar me mbështetjen e #TheMedfund, është kontribut i rëndësishëm në zgjidhjen e problemeve mjedisore si ndryshimet klimatike, por edhe kthen në identitet Gjirin e Dafinës, i cili e ka marrë emrin pikërisht prej kësaj bime e cila nuk gjendet më në këtë gji.