11.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Tragjike! Dyshonte se ishte prekur nga COVID-19, i moshuari vret veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fshat të Beratit ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës pasi dyshonte se është infektuar me COVID-19.

Një 82-vjeçar nga fshati Moravë i ka dhënë fund jetës, duke u vetëqëlluar me armë zjarri.

Dyshohet se i moshuari Ramadan Doko në kushte të rënduara psikologjike është mbyllur në dhomën e tij dhe me një çifte gjahu ka qëlluar një herë drejt vetes.

Familjarët e Dokos mësohet se kanë deklaruar përpara punonjësve të policisë se familjari i tyre kishte shfaqur prej disa ditën shenja të Covid-19, por ende nuk kishte kryer tampon.

Pas zhurmës, familjarët kanë shkuar në dhomën e të moshuarit dhe e kanë gjetur atë të shtrirë në dysheme, pa shenja jete dhe të mbuluar me gjak.

Ata kanë njoftuar menjëherë policinë, e cila po kryen veprimet hetimore për të zbuluar shkaqet që e çuan të moshuarin drejt aktit të vetëflijimit.

Ngjarja e rëndë u shënua rreth orën 17:00 të mbrëmjes së sotme.

Trupi i pajetë i Ramadan Dokos është dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal të Beratit, ku i është kryer edhe ekspertiza mjeko-ligjore.

Paraprakisht besohet se 82-vjeçari kaloi në depresion dhe i dha fund jetës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...