30.1 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

“Në kafen e parlamentit vjen era hashash”/ Replika në kuvend, Nikolla: “Është fyerje e madhe për kolegët deputetë”

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula tha sot në Kuvend se në kafen e parlamentit ku qëndrojnë deputetët vjen era puro dhe hashash.

Pas deklaratës së tij pati reagime nga ana e kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla dhe deputetit socialist Pandeli Majko të cilët i kërkuan të tërheqë deklaratën duke e cilësuar atë një fyerje për institucionin.

“Në këtë Kuvend vjen era puro, për të mos thënë se vjen dhe era. Ky është realiteti zonja kryetare. Po kadillaku i kryeministrit e di sa benzinë e naftë harxhon? Apo i ministrave të tjerë? Po e dini se çmimi i naftës është jashtëzakonisht i lartë. Unë nuk e kam për turp dhe jam krenar që jam fshatar, dhe që përfaqësoj gjithë ata fshatarët e bujqit. Dilni e shikoni njëherë nëpër fshatra, është gjendja katastrofike. Babai im 78 vjeç punon vetë, se nuk gjen punëtorë. Sikur 10% e parave të pista që investohen në Shqipëri të përdoreshin për punë të mira, do mbanim Ballkanin me bukë. Neve të opozitës domatet na kanë ngelur, por qeverisë i ka ngelur kokaina. Mos mi bëj duart ashtu Pando, se u kap me 20 kg Kajmaku. Ngrini zërin, vini fre qeverisë”, tha deputeti Sula.

Lindita Nikolla: Ju dëgjova me vëmendje dhe në fjalën tuaj deklaruat që në kafen e parlamentit pihet edhe hashash. Është fyerje e madhe për kolegët deputetë duke thënë një të pavërtetë të madhe.

Dashnor Sula: Nuk akuzova asnjeri. Nuk thashë që pihet hashash. Nuk marr vesh nga duhani se nuk pi kurrë. Puro atje të mbyt dhe mund ta ngatërroj edhe me hashash.

Pandeli Majko: Ne kemi shumë dëshirë t’i biem edhe vetes. Harrojmë që brenda politikës jemi edhe ne. Këtu u tha që para duhanit pihet edhe hashash. Ta trajtosh këtë sikur po ju hapet zemra dhe stomaku për fshatarët kjo është gjë e gabuar. Duke dashur të bëhemi të ndjeshëm nxirrni anën e kundërt. Ju jeni përfaqësues të opozitës dhe opozita në thelb tenton të përfaqësojë moralin e shoqërisë. Para se të kërkoni nga maxhoranca duhet të ktheni pak kokën edhe nga vetja.

Dashnor Sula: Për respektin ndaj Majkos si ish kryeministër i vendit tim në këtë moment ndihem i zhgënjyer për qasjen që opozita ka ndaj meje dhe opozitës, Në raport me të vërtetën do i them gjërat troç. Kujt i pëlqen është zgjidhja e tij. Është në nderin e këtij parlamenti të mos shikojmë deri te gardhi jonë por ta shtrijnë më tej për të afërmit e tyre. Ashtu si foli me pasion kolegu i maxhorancës zoti Braçe.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...