25.5 C
Tiranë
Thursday, July 9, 2026

“Kryeministri ka përdorur fjalor ordiner”/ Spaho: “Kur kërkojmë moral, kërkojmë për të gjithë, ai fjalor nuk përdoret as në rrugë”

Deputeti demokrat, Edmond Spaho kujtoi debatin me kryeministrit Edi Rama pas të cilit u vendos përjashtimi i tij në një seancë të Kuvendit.

Demokrati tha se kryeministri Rama ka përdorur ndaj tij fjalor ordiner, ndërsa i kërkoi kryetares së Kuvendit që të ketë të njëjtin qëndrim për deputëtët.

“Ndoqa diskutimin e zotit Majko. Veçanërisht pjesën për moralin. Seancën e kaluar kam ngritur të njëjtat çështje në Kuvend. Dhe jam përjashtuar për një fjalë që përdora për të treguar veshin e shurdhër të maxhorancës për ato probleme, me të cilin e ngriti dhe zoti Braçe dhe Sula. Desha të theksoj se është e domosdoshme që këtu të aplikohet i njëjti standard. Si për deputetët e maxhorancës dhe të opozitës. Po ju kujtoj që kryeministri ka përdorur fjalor ordiner, të ulët kur më është drejtuar 3 seanca më përpara në prezencë të ministreve të kabinetit dhe të kërkonte përjashtimin e kryeministrit nga seanca. Ai fjalor nuk përdoret as në rrugë, aq më tepër në prezencë të femrave. Kur kërkojmë moral, kërkojmë për të gjithë. Fjalët që përdorim përdoren në kontekst politik.”, tha Spaho.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Operacioni “Basti i Fundit” në Fushë-Krujë/ Arrestohet polici, dyshohet për organizim lojërash fati të...

0
Një punonjës policie dhe dy persona të tjerë janë arrestuar në flagrancë në kuadër të operacionit të koduar “Basti i Fundit”, pas një hetimi...

Zjarr i madh në Porto Palermo, zjarrfikësit ndërhyjnë për izolimin e flakëve

0
Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e djeshme zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forcat zjarrfikëse...

Gjykata e Posaçme lë në burg Emiljan Burbën/ SPAK: Dyshohet se drejtonte grup kriminal...

0
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Emiljan Burbën, i arrestuar pas hetimeve...

Veliaj kërkon përshpejtimin e gjykimit në Gjykatën e Lartë/ Avokati Ndreca: Vonesat cenojnë mandatin...

0
Mbrojtja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar në Gjykatën e Lartë kërkesën për përshpejtimin e shqyrtimit të çështjes së tij, pas zbardhjes...

E kërkuar nga Interpoli për atentatin me bombë në Monako, gjendet e vrarë në...

0
Një grua ukrainase, e shpallur në kërkim ndërkombëtar si e dyshuar për një atentat me bombë në Monako, është gjetur e pajetë pranë kryeqytetit...