33.8 C
Tiranë
Friday, June 26, 2026

“Agron Xhafa vazhdonte i qetë punën e tij të zezë, i mbrojtur nga pushteti i Edi Ramës”/ Berisha: “Në këtë akt kriminal të implikuar edhe punonjës të SHISH”

Kreu i PD-së Sali Berisha ka dalë sot në deklaratë për mediat në mbështetje të deputetit demokrat Ervin Salianji, ndaj të cilit pritet sot seanca gjyqësore.

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se procesi gjyqësor ndaj deputetit Ervin Salianji është i stisur me prova të manipuluara.

Ai thekson se Salianji denoncoi veprimet kriminale të Agron Xhafajt, i cili  ushtronte aktivitetin kriminal nga porti i Vlorës me ndihëm e Ramës dhe Fatmir Xhafës.

Berisha denoncoi dhe gjykatësin Artan Gjermeni që dha vendimin në shkallën e parë, duke e cilësuar kriminel që fshinte penalitetet e kriminelëve shqiptarë kundrejt 10 mijë eurove.

“I mbrojtur nga Edi Rama dhe vëllai i tij me pushtet, Fatmir Xhafa, ku trafikant vazhdonte i qetë punën e tij të zezë, nga porti i Vlorës. Me mbrojtje totale të pushtetit të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës.

Gazetarë kurajozë, guximtarë, faktuan nëpërmjet regjistrimeve se Geron Xhafa vazhdonte të ishte drejtues i trafiqeve nga porti i Vlorës. Se ai ishte i aftë të siguronte tonelata droge për tregun italian.

Ervin Salianji nuk ka bërë asgjë tjetër veçse ka denoncuar mosdorëzimin tek autoritetet italiane të Geron Xhafa, të dënuar me vendim të formës së prerë nga drejtësia italiane dhe ka publikuar regjistrimin e gazetarit investigativ sipas të cilit Geron Xhafa drejtonte udhëheqjen e trafiqeve.

Në një skenar që do të kishin lakmi superfilmat për mafien, Geron Xhafa ndalohet dhe sillet në Tiranë. Bën padi kundër gazetarit dhe Ervin Salianjit sepse i njollosën pastërtinë e tij dhe të nesërmen në 6 të mëngjesit prokurorët politikë për të mos bërë asnjë hetim ndaj aktivitetit të tij kriminal e nisën për në Itali. E nisën për të vuajtur dënimin në Itali. Në 6 të mëngjesit. Një ditë më vonë fillon montimi i shpifur, i turpshëm, manipulimi me mënyrat më të vjetra të policisë sekrete për të deformuar realitetin

Në këtë akt kriminal janë të implikuar Ardi Veliu, famziu Nushi që është na arrest, janë të  implikuar punonjës të SHISH, të cilët njëlloj si të ishin agjentë te sigurimit të Enver Hoxhës se sapo morën vesh që bëhej për Agron Xhafan, shkelmuan mbi ligjin, duke deklaruar se zëri ishte i Agron Hysenit, deklaratë që u hodh poshtë.

Mbi montimet e një dëshmitari të rremë, famozit Fredi Alizoti, nisi procesi ndaj Salianjit dhe gazetarit, Jetmir Olldashi.

Po cili ishte gjykatësi që dha në shkallën e parë vendimin? AI ishte një trafikant, anëtar i Bandës së Lushnjës, ai është i implikuar në trafiqe njerëzore. Ai është denoncuar në mënyrë të përsëritur nga këta qytetarë në SHBA, sepse ai fshinte penalitetet e krimineleve shqiptarëve kundër 10 mijë eurove. Të paktën janë 3 denoncime për të cilat Artan Gjermani duhet të vuajë burg”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...

Tragjedi në Nju Jork: Gjashtë anëtarë të së njëjtës familje gjenden të pajetë, gjyshja...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur shtetin e Nju Jorkut, ku gjashtë anëtarë të së njëjtës familje u gjetën të vdekur në një kompleks...

“Trump është njeriu më i fuqishëm në NATO”/ Rutte zbulon objektivin e samitit të...

0
Titulli: “Trump është njeriu më i fuqishëm në NATO”/ Rutte zbulon objektivin e samitit të Ankarasë: Duam t’i tregojmë SHBA-së rëndësinë e aleancës Sekretari i...