26.4 C
Tiranë
Sunday, August 23, 2026

Moderna aplikon sot për autorizim emergjent të vaksinës kundër COVID-19

Kompania Moderna.Inc tha se të hënën do të aplikojë për autorizim emergjent në SHBA dhe Evropë të vaksinës së saj kundër COVID-19.

Rezultatet e testimit të fazës së tretë të vaksinës së kësaj kompania kanë treguar se ajo është efektive 94.1%, pa ndonjë shqetësim serioz të sigurisë.

Vaksina e Modernas mbase mund të jetë vaksina e dytë që pritet të marrë autorizimin e përdorimit emergjent në SHBA, këtë vit.

“Ne besojmë se kemi një vaksinë që është shumë efikase”, tha kryeshefi për çështje mjekësore i Moderna-s, Tal Zaks.

“Ne presim që të luajmë një rol kryesor në mposhtjen e kësaj pandemie”, tha ai.

Njoftimi i Modernas pason lajmet nga kompania tjetër, Pfizer.Inc dhe partneri gjerman BioNTech SE që vaksina e tyre ishte 95% efektive. Pfizer ka aplikuar për autorizimin e përdorimit emergjent, një javë përpara Moderna-s.

Përveç regjistrimit të aplikimit të saj në SHBA, Moderna tha se do të aplikonte për miratim me kusht nga Agjencia Evropiane e Barnave.

Rezultati i fundit i efektivitetit të vaksinës së Modernas është pak më i ulët se një analizë e përkohshme e lëshuar më 16 nëntor që tregonte një efikasitet prej 94.5%.

Ky ndryshim, sipas zyrtarëve të kompanisë, nuk përbën ndonjë rëndësi të madhe.

Në javët e fundit, rezultatet pozitive të vaksinave kanë ngjallur shpresat për t’i dhënë fund pandemisë që ka goditur ekonomitë, dhe ka marrë më shumë se 1.45 milion jetë në të gjithë botën.

Këshilltarët e pavarur të Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave do të takohen më 17 dhjetor për të shqyrtuar të dhënat e provave të Moderna-s. Ata do të takohen më 10 dhjetor për të shqyrtuar të dhënat e kompanisë Pfizer. Menjëherë pasi të fitojë autorizimin e përdorimit emergjent, Moderna pret që vaksina të transportohet në pikat e caktuara të shpërndarjes në të gjithë Shtetet e Bashkuara, raporton Reuters./rel

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Përdhunimi i 22-vjeçares në Halkidiki, 52-vjeçari shqiptar arrestohet pas 4 vitesh: U identifikua nga...

0
Një 52-vjeçar shqiptar është arrestuar në Mal të Zi, pasi dyshohet se është përfshirë në përdhunimin e një 22-vjeçareje në Kasandra të Halkidikisë, në...

Vrasja në Athinë, dalin detaje nga e kaluara e Altin Allmucës: Në 2016 u...

0
Detaje të reja kanë dalë nga e kaluara e Altin Allmucës, 48-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e partneres së tij shqiptare në Nea Smyrni...

Tragjedia në Manzë, shkon në katër numri i viktimave: Ndërron jetë edhe 16-vjeçari Klevis...

0
Ka shkuar në katër numri i personave që kanë humbur jetën nga aksidenti i rëndë automobilistik i ndodhur disa ditë më parë në rrugën...

“Hëna e përgjakur” më 28 gusht, qielli i fundit të verës sjell një spektakël...

0
Qielli i fundit të verës do të ofrojë një nga fenomenet astronomike më emocionuese të vitit. Në orët e para të mëngjesit të 28...

“U punësua si sanitare dhe na zëvendësoi florinjtë me bizhuteri false”, vala e denoncimeve...

0
Një valë denoncimesh ka mbërritur në redaksinë tonë në lidhje me një grua, e cila dyshohet se ka mashtruar disa familje në Tiranë duke...