11.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

Ish-kryeministri Berisha paralajmëron protesta të ashpra kundër qeverisë: “Shpëtimi i Shqipërisë është emergjencë kombëtare”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar protesta të ashpra kundër qeverisë në muajin shtator.

Ai tha se puna për organizimin e tyre do të vijojë edhe gjatë muajve të verës. Ai theksoi se qeveritarët po përdorin të gjallë dhe të vdekur për aferat e tyre të korrupsionir duke përdorur rastin e inceneratorëve.

“Vjedhja shënon një rekord botëror të padëgjuar dhe të paparë. Këshilltari i ministres të ndërtimeve publike më të kushtueshme në Europë dhe botë, Belinda Balluku një Berberi, Berberi. Çfarë dëshmon kjo. Kjo dëshmon se në këtë vend për shkak të sistemit korruptiv të instaluar nga Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij.

Në një kohë kur qytetarët shqiptarë blejnë naftën me çmimin  që e blejnë gjermanët dhe falë bordeve të Edi Ramës paguajnë për djathin, vajin çmimet më të larta për shkak të bordeve komuniste qeveritarët pasurohen 600 mijë herë. Fronti opozitar për shpëtimin e Shqipërisë do punojë edhe gjatë verës për t’u përgatitur për betejën më të fuqishme ndaj këtij regjimi dhe shpëtimin e Shqipërisë prej tij. Gjej rastin të falënderoj mediat të cilët bëjnë një punë me guxim të madh me denoncimin e përditshëm të aferave. Qeveritarët shfrytëzojnë të gjallë dhe të vdekur me aferat e tyre. Nuk janë vetëm rastet e inceneratorëve.

Rasti i Gjyste Sermit dhe Gurakuqit apo Hajdarit dhe të tjerë me radhë. Apo rasti i Dervishit. Rama ka me të ish drejtorin e vet bashkë me Veliajn aferat korruptive me të paimagjinueshme. Është shnëdërruar klientela dhe qeveria janë një në vjedhjen e qytetarëve shqiptarë. Shpëtimi i Shqipërisë është emergjencë kombëtare”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...

Tragjedi në Elbasan: 56-vjeçari gjendet i pajetë, dyshohet vetëvrasje me armë zjarri

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e “Urës së Lizës” në Elbasan, ku një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete, dyshohet si...

“Devijova për të shmangur një makinë” – dëshmia e Nikoll Radaçit pas tragjedisë në...

0
Nikoll Radaçi ka dhënë dëshminë e tij lidhur me aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur. Në deklarimet e tij...