14.5 C
Tiranë
Tuesday, April 28, 2026
spot_img

Rekord nga Covidi/ 19 viktima dhe 846 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

Në vend është shënuar sot një tjetër shifër e lartë viktimash nga koronavirusi. Gjatë 24 orëve të fundit sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë kanë humbur 19 persona kanë humbur betejën me virusin, duke e çuar në 889 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë.

I lartë është edhe numri i rasteve të reja. Në orët e fundit janë konfirmuar 846 raste pozitivë. Ndërkohë numri i të shëruarëve sot është 312.

Njoftimi i plotë

Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarë të mos e ulin vigjilencën për respektimin e rregullave të distancës, maskës së detyrueshme, higjienës dhe kufizimit të kontakteve, për të ndërprerë zinxhirin e infeksionit dhe për të ulur numrin e të prekurve nga virusi SARS-COV2.

Situata në 24 orët e fundit paraqitet si vijon: Janë kryer 2.308 testime në 24 orët e fundit, prej të cilave 457 testime janë kryer për arsye depistimi. Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 846 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

265 raste në Tiranë, 113 raste në Durrës, 108 raste në Fier, 82 raste në Elbasan, 74 raste në Vlorë, 72 raste në Korçë, 31 raste në Pogradec, 26 raste në Lushnje, 13 raste në Has, 10 raste në Peqin dhe Delvinë, 7 raste në Tropojë dhe Kurbin, 6 raste në Krujë, 5 raste në Mallakastër, 4 raste në Shkodër dhe Mat, 3 raste në Kuçovë, 2 raste në Kavajë dhe Gramsh, 1 rast në Malësi e Madhe, Berat.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 312 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 21.286 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 469 pacientë, 31 në terapi intensive, 11 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 19 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 7 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasan, 2 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetare nga Gjirokstra, 1 qytetar nga Rrogozhina, 1 qytetar nga Librazhdi.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
MSHMS u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID19.
Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (05 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 846, Të shëruar ne 24 orë 312, Të shtruar në spitale 469, Humbje jete në 24 orë 19, Testime ditore 2.308, Testime totale 201.634, Raste pozitive 42.148, Raste të shëruara 21.286, Raste Aktive 19.973, Humbje jete 889.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 10680, Durrës 1375, Elbasan 865, Fier 1541, Korçë 1088, Vlorë 1017, Shkodër 854, Lezhë 726, Berat 653, Kukës 422, Dibër 238, Gjirokastër 514.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...

Tedi Blushi: Meta në gjendje të mirë shëndetësore, akuzat janë të stisura

0
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar se ish-presidenti Ilir Meta gëzon gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka asnjë...