6.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

PD akuza qeverisë për shifrat e të vdekurve nga COVID, Spahia, deklaratë nga selia blu.

Partia Demokratike akuzon qeverinë se po genjen duke fshehur të vërtetën e vdekjeve nga koronavirusi.Në një dalje publike nga selia blu, ish-deputeti i PD-së, per qarkun Shkodër Bardh Spahia tha se qeveria po bën politikë me vdekjet.

Sipas tij, në qarkun e Shkodrës, janë raportuar 62 të vdekur, por vetëm Bashkia ka riregjistruar 80 vdekje nga COVID 19.

DEKLARATA E PARTISË DEMOKRATIKE
Para 3 javësh, kryetari i Partisë Demokratike ngriti shqetësimin e fshehjes nga qeveria të numrit të fataliteteve, të shkaktuar nga COVID 19.
Përkundër fakteve të paraqitura nga opozita, kryeministri në ikje jo vetëm që nuk dha llogari, jo vetëm që nuk siguroi transparencë, por bëri politikë me viktimat dhe kërkcënoi prokurorinë që të mos hetojë këtë superskandal.
Sot pas 3 javësh prokuroria hesht e frikësuar dhe nën presion nga qeveria. Megjithatë, faktet janë aty!
Shkodra është një nga shembujt tipik të fshehjes së të vërtetës nga qeveria. Pasi e la pa teste të mjaftueshme për muaj të tërë, qeveria po i mohon Shkodrës edhe të vdekurit. E bën për të përfituar politikisht duke fallsifikuar të vërtetën.

Dua të sjell para jush sot një shembull të fshehjes së numrit të fataliteteve në Shkodër.

Sipas të dhënave që Ministria e Shëndetësisë jep çdo ditë me zë e figurë, në qarkun Shkodër me 5 bashkitë e tij, Shkodër, Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Pukë e Fushë Arrëz kanë humbur jetën 62 persona për shkak të Covid-19. Pra, kaq është numri i fataliteteve sipas ministrisë së shëndetësisë për 5 bashkitë e qarkut Shkodër që nga nisja e pandemisë deri më fund të nëntorit.

Realiteti nuk është ky që jep qeveria! E vërteta është krejt ndryshe.
VETËM Bashkia Shkodër ka të regjistruar në zyrat e saj të gjendjes civile 80 persona, që kanë humbur jetën për shkak të Covid-19. Pra, nga nisja e pandemisë deri në fund të muajit nëntor, në Bashkinë Shkodër, pa llogaritur 4 bashkitë e tjera të qarkut, janë regjistruar 80 vdekje covid nga 62 që raporton qeveria për të gjithë qarkun.
Asgjë nuk është më kriminale se kaq. Të fshehësh numrin e viktimave për politikë, është përtej çdo norme njerëzore. Edi Rama po përdor këtë praktikë kriminale të fshehjes së numrit real të fataliteteve nga Covid-19 për të mbuluar dështimin e tij në menaxhimin e situatës të shkaktuar nga Koronavirusi.
Dështimi i Edi Ramës mund të mbulohet përkohësisht nga prokuroria, por njerëzit e dinë të vërtetën. E dinë që ndihma e qeverisë mungon, që testet mungojnë, që personeli mjekësor nuk është i mjaftueshëm, që masat nuk u morën në kohë, që me jetën dhe shëndetin e njerëzve Edi Rama ka bërë dhe vazhdon të bëjë propagandë.

Kjo qeveri po manipulon të dhënat për të mbuluar dështimin dhe përgjegjësinë e saj. Si mjek, shqetësimi i parë për këtë akt të paprecedentë të qeverisë, lidhet me uljen e ndërgjegjësimit tek qytetarët për përballjen me Koronavirusin. Ata duhet të dinë të vërtetën, sado e rëndë të jetë, për të qenë sa më të kujdesshëm dhe për të marrë çdo masë personale.
Së dyti, si qytetar dhe si mjek, shpreh revoltën se fshehja e fataliteteve nga qeveria nuk mund të përdoret si justifikim për mungesat jetike në shërbimin shëndetësor, që janë përgjegjësi totale e qeverisë.
Mjekët duhen ndihmuar me gjithçka, për të mos paguar me jetën e tyre, siç po ndodh tani, dështimin dhe propagandën e qeverisë. Qytetarët nuk meritojnë një qeveri që fsheh dhe bën politikë edhe me numrin e të vdekurve. Njerëzve u duhet një qeveri funksionale, që punon për ta! Është koha për ndryshim!

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...