25.5 C
Tiranë
Monday, September 8, 2025
spot_img

Luis Hamilton / “Po përpiqem të kthehem në formë për Abu Dhabin”

Po qarkullon një video që i tregon botës, se pavarësisht Covid-19, Luis Hamilton është ende në këmbë. Piloti i Mercedesit, i freskët nga titulli i shtatë botëror dhe infeksioni i koronavirusit, postoi një video-mesazh në mediat sociale për fansat: “Më falni nëse nuk më dëgjuat për një kohë, por ishte një nga javët më të vështira të jetës sime,” thekson Hamilton.

Adu Dhabi apo jo?

 “Doja t’ju njoftoja se jam mirë dhe po përpiqem të kthehem në formë, për të qenë në Abu Dabi,”- shtoi Luis, duke iu referuar GP-së së fundit të sezonit 2020. Pastaj ai nënvizoi: “Më në fund këtë mëngjes u zgjova dhe ndihem shumë mirë, kështu që doja t’ju njoftoja dhe doja t’ju falënderoja të gjithëve për mesazhet dhe videot që më dërguat. Kudo që të jeni, kujdesuni për veten”.

Rruga për në pengesa

Zëri pak hundor nga pasojat e gripit, Hamilton u duk pak i lodhur, por në gjendje të mirë. Mercedesi gjithmonë ka thënë, se dëshiron të presë pilotin e saj numër 1 deri në çastin e fundit në dispozicion për GP të Abu Dhabit. Por skuderia kampione gjithashtu po përgatitet për “planin B”. Nëse Hamilton do të testohej negativ në orët e ardhshme dhe më pas do të merrte “OK”, britaniku do të “vrapojë” nga izolimi i tij në drejtim të Abu Dhabit, ku do të zhvillohet GP i fundit i sezonit, planifikuar për të dielën në orën 14.10. Për ndryshe, favoriti për ta zëvendësuar atë, në këtë garë të fundit mbetet Xhorxh Rasëll, siç ndodhi në GP të Sakhirit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Arrestohet autori i dyshuar i masakrës në Shkodër: Kush është Rakip Gila, i riu...

0
Shkodër – Policia e Shkodrës ka arrestuar Rakip Gila, 28 vjeç, i dyshuar si autori kryesor i atentatit të përgjakshëm që tronditi qytetin paraditen...

Atentat i përgjakshëm në Shkodër: Një i vrarë, tre të plagosur – viktima e...

0
Shkodër – Shkodra është tronditur sërish nga një atentat i rëndë me armë zjarri, i ndodhur paraditen e sotme në një lokal pranë godinës...

Horoskopi ditor, e Hënë, 8 Shtator 2025

0
Dashi ♈ Sot do të ndiheni plot energji dhe dëshirë për të ndërmarrë iniciativa të reja. Në punë, është momenti i duhur për të treguar...

Parashikimi I motit, e Hënë, 8 Shtator 2025

0
8 shtatori sjell një ditë tipike të fillimit të vjeshtës, me moti kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të vendit, por me...

Del i pafajshëm pas 27 vitesh burg,rrëfehet vrasësja e vertetë

0
Minneapolis – Bryan Hooper Sr., një burrë nga Minneapolis, ka dalë nga burgu pas 27 vitesh, pas zbulimit se ishte dënuar padrejtësisht për vrasjen...