11.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Vuçiç kundër paralajmërimit të KFOR-it se nuk do të lejojë barrikada në veri të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha të mërkurën se në dy-tri ditët e ardhshme do t’i dërgojë një letër misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, lidhur me njoftimin nga ky mision se nuk do të lejojë ngritje të barrikadave në veri të Kosovës.

“Qëllimi juaj duhet të jetë mbrojtja e popullatës serbe, ata janë minoritet. Pse po i ndihmoni shqiptarët që të shtypin këtë minoritet. Pse, së bashku me shqiptarët po keqtrajtoni serbët, a është detyra juaj apo jo që të ndihmoni serbët”, tha Vuçiç gjatë një takimi të partisë së tij në pushtet, Partisë Përparimtare Serbe.

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajári, tha për televizionin publik të Kosovës më 23 gusht se situata në veri të Kosovës është e qetë dhe se forcat ndërkombëtare nuk do të lejojnë më vendosjen e barrikadave. Më herët, ky mision ka paralajmëruar se është i gatshëm të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti në Kosovë.

Vuçiç sqaroi se ai do t’ia dërgojë letrën KFOR-it pas të zhvillojë bisedime me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak. Ata do të takohen në Beograd me zyrtarët serbë më 25 gusht.

Pas takimit Kurti – Vuçiç, Escobar dhe Lajçak zhvilluan takime në Prishtinë me krerët institucionalë dhe liderët e partive opozitare. Ata thanë se qëllimi i vizitës së tyre është që të evitohet përsëritja e përshkallëzimit të situatës më 1 shtator. Po ashtu, zyrtarët perëndimorë thanë se presin që Kosova dhe Serbia të paraqesin propozime konkrete për zgjidhjen e çështjeve të targave dhe dokumenteve serbe.

Vendimet e Qeverisë së Kosovës për këto dy çështje nxitën serbët që më 31 korrik dhe 1 gusht të bllokonin rrugët në veri të Kosovës. Pas heqjes së barrikadave, Qeveria u zotua se do të shtyjë zbatimin e vendimeve deri më 1 shtator.

Qeveria e Kosovës ka argumentuar se të gjitha makinat me targa të lëshuara nga Serbia me akronime të qyteteve të Kosovës, duhet të riregjistrohen në RKS – Republika e Kosovës. Por, Serbia ka kërkuar që të përdoren targa KS, që janë neutrale ndaj pavarësisë së Kosovës.

Ndërkaq, Prishtina dëshiron po ashtu që të gjithë shtetasit e Serbisë, me të hyrë në territorin e Kosovës, të pajisen me dokument për hyrje/dalje, sikurse pajisen shtetasit kosovarë kur hyjnë në Serbi.

Kosova ka propozuar që të hiqet krejtësisht dorë nga lëshimi i këtyre dokumenteve, nëse Serbia vepron njësoj. Për lëshimin e dokumenteve për hyrje/dalje palët kishin arritur marrëveshje vite më parë, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...