14.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Berisha për gjendjen ekonomike të fermerëve dhe qytetarëve shqiptarë: “Prodhimi bujqësor po shkatërrohet me shpejtësi të madhe”

Kreu i PD-së Sali Berisha ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me intelektualë dhe banorë të Ersekës.

Berisha foli për gjendjen ekonomike të fermerëve dhe qytetarëve shqiptarë teksa hodhi akuza për kryeministrin Edi Rama. Berisha tha se Rama i shumëzon qytetarët me zero dhe se kombi është në rrezik.

“Prodhimi bujqësor po shkatërrohet me shpejtësi të madhe. Një qytetar nga Përrenjasi tha se kishim në fshat 400 lopë, kemi disa dhjetëra. Tjetri mbushte arkat me kumbulla dhe i hidhte në kanal. Atë që s’e bën kush në botë, e bën ky me dogmën kamioni po pret 1100 vite në dogana. Çdo vend në botë vë kufizime, prit thotë të shes të miat. Në qoftë se ne nuk e mbrojmë tregun deri sa të shesim produktet tuaja, mollët tuaja kalben.

Si e zgjidh Edi Rama këtë? E zgjidh se bujqit po eksportojnë në Beograd, plehrat kimike të oligarkëve të Ramës, është lista”, tha Berisha.

 

Ai shtoi më tej se janë rritur eksportet me Serbinë në 30%, 20% janë plehrat kimike. “Ky është eksporti shqiptar, ne nuk prodhojmë asnjë nga plehrat kimike. Kurse eksportet serbe në Shqipëri janë rritur me 250%, në një hark kohor 2-vjeçar, ndaj dhe sot Kolonja është në rrezik, kombi vetë është në rrezik.

 

Në vend se të jemi dy herë më të fortë dhe në arenën ndërkombëtare, ne shkojmë me Beogradin. Ai nuk njeh gjenocidin, deklaron se do bëjë gjithçka për të mbajtur strukturat e shtetit serb në Kosovë. Ky vazhdon bën në mënyrën më të pacipë avokatinë e Vuçiçit dhe Serbisë nëpër samite, mos i bini në qafë, më mirë kështu se sa potë bëhej ndryshe. Njeri dhe i pamend. Ju garantoj se luftë Serbia me NATO-n nuk mund të bëjë kurrë. Gjeneralët e NATO-s i thanë atij, një veprim po të bëjmë në Veri të Kosovës, në 4 orë NATO ka gati planin për bombardimin e ushtrisë serbe”, u shpreh kreu i PD.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...