25.7 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

“Shqiptarët po braktisin Shqipërinë”/ Berisha: “Po sillet si pushtues i vërtetë, vendi është në rrezik, nuk duhet ta tolerojmë”

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një takim që po zhvillon me qytetarë të Ersekës, u shpreh se vendi është në rrezik nga shpopullimi masive.

Gjatë një bashkëbisedimi me intelektuale në Kolonjë, Berisha u shpreh se qytetarët nuk duhet të bien dakord me politikat që po ndjek Rama, pavarësisht bindjeve të tij partikake.

Ai shtoi se kryeministri Edi Rama ndjehet më i afërt me presidentin serb Aleksandër Vuçiç se sa me kryeministrinë Kosovës Albin Kurti, dhe kjo e gjithë vetëm sepse Kurti nuk pranon Ballkanin e Hapur, një projekt sipas tij anti-shqiptar.

 “Shqiptarët po braktisin Shqipërinë! Sa duhet ti dalim Zot vendit? A duhet të pajtohemi me këtë rrokullisje. Pavarësisht nga bindjet partiake, s’mund të bini dakord me këto politika. Duhet të pyesim veten se çfarë arritjesh ka që ne ti besojmë këtij njeriu dhe këtij regjimi. Nisemi për Bruksel ky na çon në Beograd. Kishim rrogat e larta, i çoi në të ulta. Borxhi i tij është 500 miliard, borxhi unë mbi 300 miliard.

Pse duhet ta tolerojmë e pranojmë? Po sillet si pushtues i vërtetë me shqiptarët. Ky ndihet më afër me Vuçiç se me Kurtin, për shkak se ky nuk pranon OP, një projekt antishqiptar. Duhet t’i jemi mirënjohës që po e kundërshton. Marrëdhënie shqiptaro serbe s’mund të jenë të vërteta pa kaluar nga Prishtina

Ju ftoj të angazhohemi me përkushtim në debat, në dialog me çdo qytetar në Kolonjë. Vendi është në rrezik, cilido që thotë jo të paraqesë argumente. Një vend që po shpopullohet, vitin e kaluar kishim më shumë vdekje se lindje, është lajm i hidhur, aspak i mirë”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...