25.7 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Data e zgjedhjeve vendore/ Meta: “Sa më parë të shpallet kjo datë në respekt të gjithë afateve kushtetuese e ligjore”

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka foliur për mediat pas takimit me Presidentin e Shtetit Bajram Begaj.

Meta tha se data duhet të shpallet sa më shpejt, pasi “një orë e më parë qytetarët e Shqipërisë duhet të shpëtojnë nga kjo zgjedhë moniste në pushtetin vendor”.

“Ishte një kënaqësi që të takohesha më Presidentin me kërkesën e tij sot për të diskutuar për zgjedhjet e ardhshme vendore. Qëndrimi im shumë i qartë sa më parë të shpallet kjo datë në respekt të gjithë afateve kushtetuese e ligjore.

E besoj se kështu do të ndodhë sepse një orë e më parë qytetarët e Shqipërisë duhet të shpëtojnë nga kjo zgjedhë moniste në pushtetin vendor nga ky shpërdorim i taksave të tyre, hapësirave, e gjithcka që ka ardhur nga degradimi i një pushteti monist vendor.
Rikthimi i opozitës dhe pluralizmit poltik në këshilla bashkiakë do japë kontribut për foricmin e llogaridhënies.

Data konkrete i takon vetë Presidentit dhe nuk besoj se një javë më parë apo një javë më shumë është e rëndësishme. Ai që duhet të gjykojë pasi ka dëgjuar aktorët. Data të dihet sa më parë e KQZ të ndërmarrë veprimet e saj”, tha Meta.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...