32.8 C
Tiranë
Thursday, June 25, 2026

Deputetët e PD në Gjykatën e Apelit: “Nuk do presim pafund, do jemi pjesë e PD kushdo të caktohet fitues në çështje”

Pas thirrjes që bënë dje në nisje të mbledhjes së grupit parlamentar, disa deputetë të PD-së kanë shkuar sot në Gjykatën e Apelit ku kanë kërkuar të jepet sa më shpejt një vendim për situatën gjyqësore ku ndodhet kjo forcë politike.

Deputeti Dashnor Sula deklaroi se janë informuar që çështja nuk është planifikuar fare për gjykim ndërsa shtoi se do të paraqesin edhe një shkresë për përshpejtimin e gjykimit.

Ai u shpreh se nuk do të presin pa fund për vendimin, dhe nga ana tjetër nënvizoi se do të jenë pjesë e Partisë Demokratike kushdo të shpallet fitues në çështje. Sula u shpreh se PD duhet të dalë me kandidatë të përbashkët në zgjedhje duke propozuar edhe një model primaresh ku përveç anëtarëve të votojnë edhe simpatizantët.

“Ne nuk morën asnjë informacion. Morëm informacion që nuk është planifikuar fare për gjykim. Korreshi do paraqesë dhe një shkresë që kemi kërkuar përshpejtimin e gjykimit. Ne ne intereson gjykimi përfundimtar dhe marrja e një vendim final për të bërë të mundur një pikënisje të përbashkët.

Nëse do caktohet Rithemelimi ne do jemi pjesë e Partisë Demokratike siç jemi sot pjesë e Partisë Demokratike. Jemi për daljen me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e vitit 2023. Nëse i keni ndjekur prononcimet e tjera kam hedhur idetë që në primaret të mos votojë vetëm anëtarësia. Unë jam për të pasur një hap më të gjerë.

Duhet të votojnë jo vetëm anëtarësia por do të kemi sa më shumë përfaqësues për të votuar dhe qytetarë të thjeshtë për të dalë kandidati më i mirë. Do të kërkohet një vullnet i përbashkët i dy palëve. E kam parë preokupimin që të jemi me kandidatë të përbashkët. Ne jemi në një realitet që kërkojmë një gjykim të këtij ankimi. Nëse kjo trupë gjyqësore ka pengesa nga aktorë të tjerë kjo është tjetër gjë. Nuk shikoj asnjë arsye pse ky gjykim vonohet.

 Gjykata e Apelit nuk shqyrtoka dot një çështje të tillë që kërkon vetëm një orë. Do uroja që Apeli ta marrë seriozisht këtë kërkesë të kërkuar nga anëtarët e PD ndryshe ka pikëpyetje shumë të mëdha. Ne nuk do të presim fund. Ka aktorë të caktuar që kanë interesa”, tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama alarmon socialistët: “Mjaft me ekrane, zbrisni urgjentisht në terren!” – Kritika edhe për...

0
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar një ndryshim të menjëhershëm të mënyrës së funksionimit të Partisë Socialiste në terren, duke u dhënë porosi drejtuesve politikë...

Horoskopi ditor, e Enjte, 25 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell energji të re dhe dëshirë për të vepruar. Një mundësi interesante në punë ose në jetën personale mund të kërkojë një...

Parashikimi I motit, e Enjte, 25 Qershor 2026

0
Për 25 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë kryesisht i kthjellët dhe i nxehtë, me temperatura të larta në shumicën e territorit. Në...

Lëvizje në Portin e Sarandës/ Largohet Admir Malaj, emërohet Gjergji Mërkuri në krye të...

0
Ndryshime në drejtimin e Portit Detar të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, Admir Malaj është larguar nga detyra e drejtorit të portit, ndërsa në vend...

“Nuk e preka dhe nuk e pashë të binte” – Shqiptari 25-vjeçar arrestohet pas...

0
Një polic italian ka humbur jetën në Milano gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë të një automjeti që ishte larguar nga një postbllok...