25.5 C
Tiranë
Sunday, August 23, 2026

SHÇBA/ ka arrestuar ditën e sotme 5 policë si edhe ka pezulluar disa të tjerë

SHÇBA (Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave) ka arrestuar ditën e sotme 5 policë si edhe ka pezulluar disa të tjerë sepse nuk kishin parandaluar prerjen e drurëve.

Kjo valë arrestimesh vjen menjëherë pas protestave që kulmuan në Tiranë, për vrasjen nga policia të Klodian Rashës, dhe duket si një hi syve për publikun nga kryeministri Rama që kërkon të mbulojë imazhin e rëndë që policia ka lënë te qytetarët dhe këtë po e bën duke pastruar policinë nga ata që nuk kanë parandaluar prerjen e druve.

“Sot, strukturat e SHÇBA-së Elbasan – Korçë, kanë ekzekutuar vendimin penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë për caktimin e masës së sigurimit personal ndaj 7 punonjësve të policisë, efektivë të DVP Korçë, të dyshuar për “Shpërdorim detyre”.1. Adrian Çekiçi, 54 vjeç, me detyrë trupë shërbimi, Patrullë e Përgjithshme në Komisaratin e policisë Maliq, me masë sigurie “Arrest në burg”,
2. Ardian Shpello, 49 vjeç, me detyrë trupë shërbimi, Patrullë e Përgjithshme në Komisaratin e policisë Maliq, me masë sigurie “Arrest në burg”;
3. Fillon Kazaferi, 47 vjeç, me detyrë trupë shërbimi, Patrullë e Përgjithshme në Komisaratin e policisë Maliq me masë sigurie “Arrest në burg”;
4. Marius Kapllanaj, 28 vjeç, me detyrë trupë shërbimi, DVP Korçë me masë sigurie “Arrest në burg”.
5. Ylli Damo, 49 vjeç, me detyrë trupë shërbimi, Patrullë e Përgjithshme në Komisaratin e policisë Maliq me masë sigurie “Arrest në burg”;
6. Fatjola Qose, 30 vjeçe, me detyrë trupë shërbimi në DVP Korçë me masë sigurie “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.
7. Orges Vojkollari, 25 vjeç, me detyrë trupë shërbimi, Patrullë e Përgjithshme në Komisaratin e Policisë Maliq me masë sigurie “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.

“Masat u bënë të mundura pas një hetimi disa-mujor të SHÇBA-së në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, ku falë përdorimit të metodave speciale të hetimit u arrit të dokumentohet veprimtaria e paligjshme e punonjësve, të cilët dyshohet se kanë favorizuar subjekte të ndryshme në fushën e prerjes dhe transportimit të paligjshëm të lëndëve drusore në territorin e Maliqit, duke informuar këto subjekte mbi vendkontrollet e policisë, lëvizjen e shërbimeve dhe operacionet policore, me qëllim mosgoditjen e kësaj veprimtarie të paligjshme. SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për zbatimin e ligjit duke reaguar me shpejtësi dhe efikasitet për vendosjen përpara ligjit të punonjësve që abuzojnë me detyrën,” thuhet në njoftimin zyrtar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Përdhunimi i 22-vjeçares në Halkidiki, 52-vjeçari shqiptar arrestohet pas 4 vitesh: U identifikua nga...

0
Një 52-vjeçar shqiptar është arrestuar në Mal të Zi, pasi dyshohet se është përfshirë në përdhunimin e një 22-vjeçareje në Kasandra të Halkidikisë, në...

Vrasja në Athinë, dalin detaje nga e kaluara e Altin Allmucës: Në 2016 u...

0
Detaje të reja kanë dalë nga e kaluara e Altin Allmucës, 48-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e partneres së tij shqiptare në Nea Smyrni...

Tragjedia në Manzë, shkon në katër numri i viktimave: Ndërron jetë edhe 16-vjeçari Klevis...

0
Ka shkuar në katër numri i personave që kanë humbur jetën nga aksidenti i rëndë automobilistik i ndodhur disa ditë më parë në rrugën...

“Hëna e përgjakur” më 28 gusht, qielli i fundit të verës sjell një spektakël...

0
Qielli i fundit të verës do të ofrojë një nga fenomenet astronomike më emocionuese të vitit. Në orët e para të mëngjesit të 28...

“U punësua si sanitare dhe na zëvendësoi florinjtë me bizhuteri false”, vala e denoncimeve...

0
Një valë denoncimesh ka mbërritur në redaksinë tonë në lidhje me një grua, e cila dyshohet se ka mashtruar disa familje në Tiranë duke...