11.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Vrasja horror / Elona doli me disa qese që rridhnin….Fqinji: Vinin era mish i kalbur

Mediet italiane zbardhin të tjera detaje të rënda për ngjarjen e tmerrshme të zbuluar pak ditë më parë, ku u gjetën të vrarë e të copëtuar brenda disa valixheve çifti shqiptar nga Vlora, Shpëtim dhe Teuta Pasho.

Fqinjët kanë publikuar së fundi dëshminë tronditëse të fqinjëve të çiftit Pasho, një ditë pas arrestimit të ish të dashurës së djalit të tyre, Taulantit, Elona Kaleshi.Komshinjtë kanë konfirmuar se apartamenti ku ka qëndruar me qira ish e dashura e Taulant Pashos është dhe vendi ku janë ekzekutuar çifti i bashkëshortëve.

Një nga banorët e pallatit është shprehur se një ditë në mëngjes ai është ndeshur në shkallë me një grua që dyshohet se ishte Elona e cila mbante qese në dorë dhe era që vinte ishte shumë e keqe. Ai ndër të tjera ka thënë se nga qeset rridhte një substancë që mbante dhe aromë të keqe.

Në atë moment fqinji e ka pyetur se çfarë ke në qese apo mos ke ndonjë person të vdekur? Ndërsa ajo i është përgjigjur se ka verë të prishur dhe pse fqinji ka insistuar se ajo ishte aromë që vjen nga ndonjë mish i kalbur, por në këtë moment ai thekson se nuk ka marrë më përgjigje dhe ajo është larguar e mërzitur.

Ndërkohë karabinerët bëjnë me dije se gruaja që ka parë banori i të njëjtit pallat është Elona Kaleshi dhe mbetjet që vinin aromë të keqe ishin mbetjet e bashkëshortëve Shpëtim dhe Teuta Pasho, 54 dhe 52, prindër të të dashurit të saj në atë kohë.

Prindërit e Taulantit kishin shkuar në këtë zonë për të pritur të birin e tyre që do të dilte nga burgu, ndërkohë duket se Elona e ka pasur gjithçka të planifikuar, dhe motivi i kësaj ngjarje makabre duket se kanë qenë shuma prej 40-50 mijë eurosh që mbanin prindërit e ish të dashurit të saj.

Ndërkohë pas krimit të rëndë ish e dashura e 36 vjeçarit është përpjekur që ta fshehë ngjarjen dhe të krijojë alibi se nuk ka qenë ajo personi i fundit që e ka parë çiftin Pasho dhe duke mos dhënë një adresë të saktë për vend ndodhjen e apartamentit.

opennews.al

Ka qenë reagimi i vajzës së çiftit Vitorias e cila thekson se ishte në dijeni se ish e dashura e vëllait kishte dhe një marrëdhënie me një burrë të martuar.

Ndërkohë eshtrat e bashkëshortëve shqiptarë u gjetën në autostradën Firence-Pisa-Livorno në afërsi të burgut Solliciano, pasi u copëtuan dhe u futë në 4 valixhe.

Nga hetimet rezulton se Shpëtim Pasho është vrarë me thikë, në kohën kur ai po flinte gjumë, prandaj në trupin e tij nuk ka shenja dhune, ndërsa Teuta Pasho, është rrahur për vdekje, dëshmi për një gjë të tillë janë hematomat dhe kockat e thyera të gruas.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...