“Nëse do të kishim më shumë pika të përbashkëta të kalimit kufitar dhe nëse ato do të punonin 24 orë në 7 ditë, me lehtësimin e procedurat fitosanitare dhe doganore, atëherë ne si rajon do të kursenim 800 milionë Euro në vit” tha Majlinda Bregu, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), në konferencën për mediat, në pikën kufitare të kalimit midis Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, të mbajtur të martën në Tabanovci.
“RCC inicioi krijimin e korsive të gjelbra gjatë izolimit të shkaktuar nga pandemia së bashku me Sekretariatin e Traktatit të Komunitetit të Transportit, CEFTA, Komisionin Evropian dhe 6 qeveritë e Ballkanit Perëndimor që lejuan kalimin e mallrave dhe ilaçeve në rajon dhe duhet t`ju kujtohet se sa të shqetësuar ishim të gjithë në fillim për këtë çështje. Filluam me lejimit e qarkullimit të 2 mijë kamionëve në ditë, në radhë për orë të tëra, madje deri në 20 orë në ditë duke qëndruar në kufi. Duhet të keni parasysh se nëse një shofer kamioni humbet aq shumë kohë duke pritur në kufi, atëherë ai do të kalonte 80% të jetës së tij në pikat kufitare. Po kjo ka ndikim direkt edhe në ekonomi, sepse për çdo minutë që humbet një shofer kamioni duke u vonuar, humbasim 2 euro. Tani bëni një llogari se sa humbasim si rajon”, shtoi Bregu.
Konferenca u organizua në bashkëpunim nga RCC, Sekretariati i Komunitetit të Transportit, CEFTA dhe Administratat Doganore të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Përveç Zonjës Bregu, konferenca për shtyp u drejtua edhe nga Emir Djikic, Drejtor i Sekretariatit CEFTA, Matej Zakonjsek, Drejtor i Sekretariatit të Përhershëm të Komunitetit të Transportit dhe përfaqësues të doganave të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.
“Tani lëvizin 13 mijë kamionë në ditë dhe shifrat mund të jenë edhe më të larta. Shoferët e kamionëve nuk mbajnë me radhë për orë të tëra dhe kjo na bindi për të kuptuar se sa herë ka bashkëpunim në rajon gjërat përmirësohen. Tani duhet të mbajmë hapur në 24/7 kufijtë tanë, përfshirë rregulloren fitosanitare dhe certifikatat e çdo vendi, por gjithashtu duhet të nxitim krijimin e korsive të gjelbra midis Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të BE-së”, përfundoi Bregu fjalën e saj.
Bregu: Me pikat e përbashkëta të kalimit kufitar, Ballkani Perëndimor mund të kursejë 800 milionë Euro në vit
POSTIMET E FUNDIT
Plas skandali me arratisjen e Ergys Agasit: Pikëpyetjet e mëdha për drejtoren Vlora Hyseni...
Tiranë — Një stuhi e fuqishme dyshimesh, pyetjesh të pashpjeguara dhe heshtjeje zyrtare ka mbuluar godinën e Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK), pas shpalljes në...
Zbardhen prapaskenat e reja të ekzekutimit të Ferdinant Hotit: Hetimet përqendrohen te larja e...
Padova (Itali) — Detaje të reja e tronditëse kanë dalë në dritë nga hetimet e ethshme që po kryejnë Karabinierët e Padovës mbi vrasjen...
PD-ja ngre alarm për trafikanët e armëve: Do kërkojmë hetim ndërkombëtar pas audiopërgjimeve të...
Tiranë — Partia Demokratike ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, duke paralajmëruar se do të kërkojë edhe ndërhyrjen e partnerëve ndërkombëtarë për zbardhjen...
“Mbi 5,200 hektarë të djegur vetëm në korrik-gusht!”/ Zjarret pushtuan Himarën e Shkodrën, ekspertët...
Tiranë — Shqipëria po përballet me një rritje serioze të rrezikut nga zjarret si pasojë e ndryshimeve klimatike, ndërsa ekspertët e mjedisit ngrenë pikëpyetje...
Rama i përgjigjet ashpër Partisë Demokratike Europiane: Po minimizoni dhunën e protestuesve
Tiranë — Kryeministri Edi Rama ka lëshuar një tjetër replikë të fortë ndaj Partisë Demokratike Europiane (PDE), duke i akuzuar përfaqësuesit e saj për...





