27.5 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Tabaku del pas 2 orësh nga dyert e SPAK: “Kam denoncuar aferën e inceneratorëve, kemi sjellë tre kallëzime”

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka dalë pas rreth 2 orë e gjysmë nga dyert e SPAK. Ajo tha se është thirrur në cilësinë e kallëzuese për Inceneratorët e Tiranës dhe Fierit.

Tabaku theksoi se ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me prokurorët e SPAK në lidhje me ecurinë e hetimeve ndërsa shtoi se shumë shpejt do të ketë fakte të reja.

“Kam denoncuar aferën e inceneratorëve. Kemi sjellë tre kallëzime për të Tiranës. Elbasanit dhe Fierit. Më pas në komisionin hetimor sollëm 9 kallëzime të tjera. Janë 50 të akuzuar nga ky komisioni dhe 120 faqe raport total dhe fakte që ia kemi vënë në dispozicion SPAK. Isha për Fierin dhe Tiranën.

Informova për gjetjen e Komisionit Hetimor dhe sqarime për faktet që kemi paraqitur që lidheshin me dëshmitë dhe materialet që kemi mbledhur gjatë punës. Besoj që nuk e kam informuar media. Kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me SPAK duke kërkuar informacion në lidhje me fazën e hetimeve. Shumë shpejtë do kemi të reja”, deklaroi Tabaku.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...