28 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Operacion spektakolar droge, kapet në Peru me 72 kg kokainë vlonjati i shumëkërkuar

Policia e Spanjës ka finalizuar një operacion të gjerë antidroge. Autoritetet vendase deklaruan se dy zhytës nga marina peruane dhe një ish-detar tregtar janë arrestuar, pasi u përpoqën të shkarkonin një arkë me kokainë, që ishte fshehur në helikat nënujore të një anije tregtare, e cila vinte nga Callao.

Bëhej fjalë për 72 kilogramë lëndë narkotike!Personat në fjalë udhëtuan në portin e Avilés, në Asturias, por përfunduan në prangat e policisë. Të arrestuarit peruanë u identifikuan si Meneses López, Edgar Sotomayor Urcuhuaranga dhe Luis Vasconsuelo Rodrigo.

Përveç tyre në pranga ka rënë edhe një shqiptar, vlonjati Auron Dule siç raportojnë mediat vendase.

Teksa peruanët shkarkonin drogën, shqiptari Auron Dule po i priste në automjet.

Víctor Meneses López dhe Edgard Sotomayor ishin teknikë zhytjeje dhe shpëtimi (BSA), që punonin për Marinën Peruane. I arrestuari i tretë peruan, Luis Vasconsuelo Rodrigo, është një ish-anëtar i marinës tregtare të Perusë.

Prania e shqiptarit Auron Dule ka tërhequr vëmendjen e zyrtarëve të UDYCO-së, sepse ai është një person që kërkohej ndërkombëtarisht për përfshirje në një organizatë ndërkombëtare, që shpërndan kokainë në Evropën Lindore.

Auron Dule, i cili është në moshën 40-vjeçare është arrestuar në mars të vitit 2019 nga policia italiane. Ai ishte në mes të 20 të arrestuarve të cilët ranë në prangat e policisë duke qenë se u akuzuan për trafik droge.

opennews.al

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...