13.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Pandemia në Shqipëri, në shtator ra numri i viktimave nga koronavirusi

Në Shqipëri muaji shtator u mbyll me një numër më të ulët të viktimave nga COVID 19, gati 25 përqind më pak, ose 98 persona që kanë humbur jetën, kundrejt 129 vdekjeve të rregjistruara përgjatë muajit gusht. Në total që nga fillimi i pandemisë, janë 388 qytetarë të cilët janë mundur nga Koronavirusi.

Sa i përket rasteve, ato kanë mbetur thuajse në të njejtin nivel me një muaj më parë, 4200 të prekur në shtator dhe 4210 të prekur në gusht, ndonëse, numri i testimeve arriti në 25404, ose rreth 14 përqind më shumë se përgjatë gushtit.

Këta dy muaj kanë rregjistruar dhe nivelin më të lartë të rasteve të konfirmuara. Ndërsa që nga muaji mars kur u shënuan rastet e para, e deri tani janë 13806 të infektuar, 64 përqind e të cilëve, janë zbuluar në gusht dhe shtator. Aktualisht në të gjithë vendin janë ende 5341 raste aktive.

Pavarësisht faktit se të infektuarit ishin në kuota gati të njejta, të shëruarit ishin më të shumtë në shtator (2636 persona rezultuan pozitivë ndaj dy testeve radhazi), ndërsa në gusht ishin rregjistruar 2480 të shëruar. Në total numri i tyre ka arritur në mbi 8 mijë.

Shifrat e 24 orëvë të fundit

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë të enjten pasdite, në 24 orët e fundit është shënuar dhe numri më i lartë i të shëruarve brenda një dite, me 230 qytetarë të cilët nuk janë më pozitivë.

Megjithatë, 157 të tjerë janë konfirmuar të prekur nga Koronavirusi, ndërsa kuota e testimeve kaloi si asnjëherë më parë, mbi 1 mijë teste. Ministria bëri gjithashtu të ditur se një 66 vjeçar nga Kukësi, me sëmundje bashkëshoqëruese, ka humbur jetën.

Situata në dy spitalet që trajtojnë të sëmurët me shenja klinike, paraqitet me një numër të shtuar pacientësh, jo vetëm në total por dhe të atyre që janë në gjendje të rënduar. “Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 203 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët vetëm 6 pacientë janë të intubuar”, bëri të ditur ministria e Shëndetësisë.

Që prej ditës së sotme restorantet dhe baret mund të funksionojnë dhe brenda mjedisve të mbyllura. Ministria e Shëndetësisë përsëriti se ato “duhet të funksionojnë vetëm sipas protokolleve të sigurisë, të cilat janë të detyrueshme për tu zbatuar nga çdo subjekt. Task-Forca e inspektimit të protokolleve anti-Covid, Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake do të inspektojnë zbatimin e protokolleve duke ndërmarrë masat sipas legjislacionit në fuqi, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve”./VOA

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...