25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

“Na konsiderojnë pasanikë, por shumë prej nesh po shkojnë drejt falimentimit”, Elton Deda ngre shqetësimin pas pandemisë

Masat e marra në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit, kanë dëmtuar shumë shtresa të shoqërisë, një ndër ta janë edhe muzikantët.

Këngëtari Elton Deda ka treguar se muzikantët po shkojnë drejt falimentimit dhe ai personalisht ndihet pesimist prej gropës që po thellohet çdo ditë.

Deda thotë se tashmë pas 8 muajsh që nga mbyllja e bareve dhe klubeve për shkak të pandemisë së Covid-19, artistët janë në prag falimenti.

Deda shkruan se këngëtarët nuk punojnë dot jo se janë të paaftë por sepse nuk lejohen nga shteti, ndaj ata kërkojnë kompensim nga shteti.

“Tashme, ne muzikantet ne shqiperi e kosove po hyjme ne muajin e 8 pa punuar. Nje pjese derrmuese e jona, te ardhurat kryesore i kane prej punes se lodhshme deri ne oret e para te mengjesit, ne klube, bare e lounge te ndryshme. Nuk punojme dot jo sepse jemi te paafte por sepse nuk lejohemi. Mbasi na kane denigruar mire e mire me akte normative te bera nga njerez qe thjesht nuk duan tja dine per jetet e te tjereve, mbasi na konsiderojne pasanike nderkohe qe shume prej nesh po shkojne drejt falimentit financiar, edhe nuk na degjojne e nuk na perfillin.

Nese na mbyllen, duhet te mendoheshe nje strategji kompesimi. Minimumi qe mund te beje nje shtet te i cili ne paguajme rregullisht taksa. Personalisht ndihem teper pesimist me teper prej indiferences sesa prej gropes qe thellohet cdo dite”, shkruan Elton Deda.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...