12.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

“Do të bërtas për të vërtetën time”,letra prekëse e 26-vjeçares që u përdhunua në Vlorë

Një ngjarje e tmerrshme e ndodhur disa ditë më parë në qytetin e Vlorës është bërë shkas për të tronditur opinionin publik në Shqipëri. Një vajzë e re, vetëm 26-vjeçe, u viktimë e një rasti të përdhunimit nga disa të rinj. Gjatë ngjarjes, kriminelët ishin në gjendje të dehur prej alkoolit dhe kokainës.

26-vjeçarja nuk mundi të heshti dhe denoncoi ngjarjen e tmerrshme tek autoritetet. Megjithatë, pas denoncimit, ajo u përball me kërcënime të rënda, jo vetëm nga përdhunuesit, por edhe nga anëtarët e familjeve të tyre. Kjo ngjarje e tmerrshme ka shkaktuar shumë debat dhe tronditje në opinionin publik shqiptar dhe rëndëson nevojën për luftimin e dhunës dhe për të mbështetur viktimat e saj.

“Kam vendosur të dal sonte këtu pa fytyrë për shkak të opinionit të njerëzve, por jo se kam bërë faj. Çfarë ka ndodhur e kam treguar aq sa kam qenë e vetëdijshme, nuk gënjej sepse akoma e kam para syve çdo gjë. U zgjova në spital dhe nuk pashë nënën time, por nënën e dikujt tjetër. Edhe pse isha e përgjumur, nuk më pyeti se si jam, por më tha tërhiq çdo gjë që ke thënë. Normal që kam frikë, sepse e di që ata kanë njohje, kanë lekë dhe njohin njerëz, ndërsa unë vij nga një familje e thjeshtë që jeton në fshat. Por nuk do ta shkelin kurrë dinjitetin tim, siç u munduan të ma shkelin, do vazhdoj të tregoj të vërtetën, kokën do ta mbaj lart edhe për ata që më shajnë, edhe për ata që më kërcënojnë. Prandaj do të bërtas për të vërtetën time. Përdhunuesit të marrin atë që meritojnë, dhe unë atë që meritoj. Këto ditë kam marrë me mijëra mesazhe mbështetjeje nga njerëz që nuk i njoh, ju falenderoj”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...