26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Armita Garavand, 16-vjeçarja raportohet se ka vdekur pasi u sulmua nga policia për mosveshje të hixhabit

Adoleshentja iraniane, Armita Garavand, raportohet se ka vdekur më 28 tetor, pothuajse një muaj pasi ra në komë pas një incidenti në metronë e Teheranit.

Grupet e të drejtave të njeriut dhe gazetarët kanë thënë se Garavand dhe dy mikesha të saj më 1 tetor u konfrontuan nga zyrtarët policorë për shkak të mosveshjes së hixhabit, teksa ato tentuan të hynin në një stacion metroje në kryeqytetin iranian.

Një nga mikeshat e saj ka deklaruar se zyrtarët policorë e kanë sulmuar fizikisht Garavandën, e cila më pas humbi vetëdijen. Zyrtarët kanë thënë se Garavanda përjetoi një rënie të papritur të presionit në gjak, u alivanos dhe u rrëzua, duke goditur kokën.

Një burim në Spitalin Fajr, që foli në kushte anonimiteti për Radion Evropa e Lirë, tha se pak pas incidentit, Garavanda pësoi gjakderdhje të brendshme në tru.

“Fatkeqësisht, ajo ra në komë pasi pësoi dëmtim në tru. Ajo vdiq disa minuta më parë”, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve, IRNA, më 28 tetor. Edhe mediat e tjera të lidhura me shtetin iranian kanë raportuar se Garavand ka vdekur.

As familja, apo zyrtarët spitalorë, nuk kanë konfirmuar këto raportime.

Gjendja shëndetësore e Garavandës nxiti shqetësime në Perëndim dhe në mesin e grupeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, pasi në rrjetet sociale qarkulloi një video. Në video shfaqej Garavnda duke hyrë në metro, por më pas nuk tregohet se çfarë ndodhi dhe videoja më pas shfaq vetëm momentin kur trupi i saj nxirret nga metroja.

Rasti i Garavandës, dhe sugjerimet se ka pasur fshehje të rastit nga autoritetet, ka nxitur paralele me ngjarjet që çuan në vdekjen e 22-vjeçares, Mahsa Amini, vitin e kaluar. Amini vdiq pak kohë pasi u arrestua nën pretendimin se nuk kishte veshur si duhet hixhabin, apo shaminë e kokës.

Më herët gjatë këtij muaji, Amini dhe lëvizja Grua, Jetë Liri në Iran – lëvizje që u krijua pas vdekjes së Aminit – fituan Çmimin Sakharov, që është çmimi kryesor për të drejtat e njeriut që ndahet nga Parlamenti Evropian. Po ashtu, aktivistja iraniane për të drejtat e njeriut, Narges Mohammadi, këtë vit fitoi Çmimin Nobel për Paqe.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...