7.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Tragjedi në Paris: Burri 41-vjeçar dorëzohet në polici dhe rrëfen se Ka vrarë tre vajzat e tij

Një burrë 41-vjeçar i njohur për rastet e dhunës në familje eshte dorëzuar sot në polici duke rrëfyer se ka vrarë tre vajzat e tij, 4, 10 dhe 11 vjeç, brenda shtëpisë së tyre në Alfortville, një periferi të Parisit.

Prokuroria publike në Creteil konfirmoi vdekjen e “tre vajzave të vogla, të moshës 4, 10 dhe 11 vjeç”. Babai u dorëzua në polici dhe deklaroi se kishte vrarë fëmijët e tij. Provat e para të hetimit tregojnë se dy fëmijët janë vrarë me thikë dhe trupat e tyre janë mbuluar me batanije, ndërsa fëmija i tretë ishte në një divan.

41-vjeçari kishte të paktën disa dënime në të kaluarën për dhunë ndaj gruas dhe fëmijëve të tij. Dy prindërit kishin kujdestarinë e alternuar të fëmijëve të tyre.

Autoritetet policore po hetojnë rastin, dhe një konferencë për shtyp pritet të mbahet nesër nga prokurori i Kreteig.

Ky rast vjen disa javë pas një ngjarjeje të ngjashme, ku një xhandar vrau tre vajzat e tij brenda shtëpisë së tyre në Vemar, afër Parisit. Niveli i lartë i dhunës në familje ka ngritur shqetësime në Francë dhe ka shtuar thirrjet për ndryshime ligjore dhe masat për parandalimin e këtyre tragjedive. Në vitin 2021, autoritetet regjistruan 64,300 viktima të dhunës në familje, duke treguar një rritje prej 16% krahasuar me vitin 2020.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...