29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Kryeministri Rama: Sekretari i Shtetit Blinken do te gjej partneritet të fortë në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka shprehur gatishmërinë dhe vlerëson ardhjen e paralajmëruar të Sekretarit të Shtetit amerikan, Antony Blinken, në Tiranë më 14 shkurt. Në një reagim në rrjetet sociale, Rama ka theksuar rëndësinë e vizitës së Sekretarit të Shtetit, duke theksuar partneritetin strategjik të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara. Kryeministri ka përmendur angazhimin e vendit në paqe, stabilitet demokratik dhe bashkëpunimin në rajonin e Ballkanit. Ai ka shprehur mbështetjen e Shqipërisë për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, e cilën e ka vlerësuar si një çelës strategjik për sigurinë dhe zhvillimin në zonë. Rama ka theksuar gatishmërinë e Shqipërisë për të përmirësuar bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian.

Sekretari Blinken në Tiranë do të gjejë një vend aleat të angazhuar për paqen, stabilitetin demokratik dhe bashkëpunimin e gjithanshëm në rajonin tonë. Shqipëria i ka shtrirë dorën e miqësisë të gjithëve në rajon dhe mbështet pa asnjë rezervë përpjekjet e Bashkimit Europian e të Shteteve të Bashkuara për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, si një çelës i padiskutueshëm strategjik për sigurinë, zhvillimin dhe mirëqënien e bashkësisë së popujve tanë në zemër të Europës, ku e shkuara e mbushur me tragjedi, konflikte e prapambetje, duhet t’ia lerë njëherë e mirë vendin të ardhmes së mbushur me mundësi, partneritete e zhvillim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...