28.3 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

”Po, unë e bëra”, 17-vjeçari pranon vrasjen e Bledar Dedjas

Në kuadër të hetimit për vrasjen e 39-vjeçarit shqiptar Bledar Dedja, hetuesit italianë kthehen vëmendjen te një rrjet i fshehtë prostitucioni, duke hetuar lidhjen e tij me një 17-vjeçar italian. Historia e tyre komplekse ka filluar para rreth një viti, kur ata u takuan në ambientet e punës së Bledar Dedjës. Dyshohet se ky i fundit e ka bindur të miturin për marrëdhënie seksuale në këmbim të parave.

Shqiptari dhe i mituri ishin takuar rreth 1 vit më parë në ambientet e punës ku Bledar Dedja punonte, ku dyshohet se ky i fundit e bindi të kryenin marrëdhënie në këmbim të parave.

Edhe në takimin e fundit, që rezultoi fatale për jetën e 39-vjecarit, Bledar Dedja kishte rënë dakord në telefon me djalin, i cili më pas e goditi rreth 20 herë me thikë për vdekje për arsye ende të paqarta.

“Është i tronditur dhe i mërzitur”, ka deklaruar avokatja e adoleshentit, Elisa Berton, e cila u shpreh se “historia “është shumë më e detajuar dhe komplekse nga sa duket”, sipas mediave italiane.

Ndërkohë gjatë hetimit po dalin elementë të rinj nga dinamika e vrasjes. Ditën e krimit, 17-vjeçari u kap nga disa kamera sigurie të rrugës në sheshin në Paderno del Grappa ku duhej të takohej në Bledar.

Më pas të dy janë filmuar teksa udhëtuan me Mercedesin B-Class të 39-vjeçarit drejt pyllit.

Pas vrasjes, djali mesa duket ka hequr “qafe” thikën me të cilën kreu krimin, çelësat e makinës së viktimës dhe disa rroba të lyera me gjak, që janë gjetur pranë vendngjarjes.

Gjatë përleshjes me shqiptarin dyshohet se adoleshenti gjithashtu pësoi lëndime me thikë në dorë.

Më pas është larguar në këmbë në Via Dei Carpini, ku është filmuar nga një kamera e dytë sigurie teksa i bënte autostop automjeti (i cili është sekuestruar për hetim), që e ka dërguar deri në stacionin e autobusit.

Në këtë pikë gjurmët e 17-vjeçarit humbasin derisa ai rishfaqet në një urgjencë spitali për të mjekuar plagët në dorë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...