12.5 C
Tiranë
Saturday, September 26, 2026

Oerd Bylykbashi: Vota e emigrantëve, shansi për rotacion politik

Vota e emigrantëve është baseni më i madh i votave të lira, të cilat nuk mund të manipulohen, u shpreh Oerd Bylykbashi, nënkryetar i PD-së, gjatë një tryeze me partitë, ku u diskutua mbi reformën zgjedhore.

Bylykbashi theksoi se administrata publike nuk duhet të marrë pjesë gjatë fushatës zgjedhore, një propozim ky që nuk është pranuar. Për votat e emigrantëve, ai sugjeroi aplikimin e një sistemi me një postë ndërkombëtare.

Sipas Bylykbashit, socialistët kanë diskutuar për katër vjet për të futur si një të drejtë votën e diasporës, por nuk kanë treguar vullnet të vërtetë për ta zbatuar. Ai propozoi që Ministria e Brendshme të hiqet nga procesi dhe të jetë KQZ-ja ajo që menaxhon votat e emigrantëve. Gjithashtu, ai kërkoi që adresa e ligjshme e një shtetasi jashtë Shqipërisë të mos jetë domosdoshmëri për të pasur të drejtën e votës.

Bylykbashi vuri në dukje se janë mbi 2.2 milionë shqiptarë që jetojnë jashtë, ndërsa të regjistruar janë vetëm 18 mijë, ose më pak se 1%, duke theksuar se edhe këta janë zgjedhur në mënyrë selektive.

Deputeti i PD-së dhe bashkëkryetar i komisionit për reformën zgjedhore, akuzoi socialistët për mungesë vullneti në zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me votën e emigrantëve, të cilët sipas tij, përbëjnë një basen që mund të ndikojë në rotacionin e pushtetit.

“Kemi kërkuar që të përfshihen penalitete në Kodin Penal, por kjo nuk është pranuar nga socialistët, për shkak të sistemit të patronazhimit,” tha Bylykbashi.

Ai shtoi se çdo mundësi për rotacion politik është bllokuar. Bylykbashi theksoi rëndësinë e koalicioneve zgjedhore, të cilat aktualisht nuk lejohen. Sipas tij, nëse koalicionet do të lejoheshin, Partia Socialiste do të kishte fituar vetëm 69 mandate në zgjedhjet e 2021-shit, duke mos arritur të formojë qeverinë me mandatet e nevojshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Hyseni dhe Agasi u njohën në Kryeministri”, Artan Hoxha ngre akuza për emërimet në...

0
Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje të tjera lidhur me çështjen që përfshin ish-drejtoren e SHISH, Vlora Hyseni, dhe biznesmenin Ergys Agasi. Hoxha deklaroi se...

“Gysi është një e teta, pas tij është një gjë e madhe”, Artan Hoxha:...

0
Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar në një emision televiziv se çështja e ish-drejtores së SHISH, Vlora Hysenit, duhet parë përtej personave që janë bërë...

“Unë kam informacion për të gjithë ju dhe po folët, do t’ju gropos”, Artan...

0
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar në një emision televiziv përplasjen mes ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hysenit, dhe gazetares Klodiana Lala. Hoxha deklaroi se mbështet kolegen...

“Hajde merru me pula se me burra nuk merresh”, protestuesja ironizon Ramën në protestën...

0
Një protestuese ka zgjedhur të ironizojë kryeministrin Edi Rama gjatë protestës së 119-të, duke marrë me vete në podium edhe një pulë. Gjesti lidhej me...

“Projekti i famshëm, por edhe famëkeq”, Rama nga New York-u mbron investimin në Zvërnec:...

0
Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me komunitetin shqiptar në Staten Island të New York-ut, komentoi edhe projektin turistik të Zvërnecit, i cili ka nxitur...