12.5 C
Tiranë
Saturday, September 26, 2026

“Unë kam informacion për të gjithë ju dhe po folët, do t’ju gropos”, Artan Hoxha: Hyseni sulmoi Lalën për t’u dhënë mesazh gazetarëve

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar në një emision televiziv përplasjen mes ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hysenit, dhe gazetares Klodiana Lala.

Hoxha deklaroi se mbështet kolegen e tij dhe e cilësoi reagimin e Hysenit si një veprim që, sipas tij, mund të kishte edhe një mesazh për gazetarët e tjerë.

Ai tha se Hyseni zgjodhi të reagonte pikërisht ndaj Lalës për t’i përcjellë, sipas interpretimit të tij, një mesazh edhe pjesës tjetër të medias.

“Ajo aty quhet verifikimi i kushteve të masës. Sigurisht që masa është marrë. Pra, komunikimi është bërë aty. Të pyesin vetëm emrin e nënës, emrin e babait. Të pyesin çfarë mund të thuash ndonjë gjë, po, si të thuash, nuk është se ka ndonjë vlerë. Unë e mbështes kolegen dhe gazetaren Klodiana Lala dhe e inkurajoj për detyrën që bën.”

Hoxha u shpreh se gazetarët kanë të drejtë të kontaktojnë dhe të pyesin persona të ndryshëm, ndërsa sipas tij, rëndësi ka mënyra se si verifikohet informacioni i publikuar.

“Gazetarët takojnë gjithkënd. Po problemi është si e nxjerrin informacionin gazetarët. A është i vërtetë apo s’është i vërtetë? Në qoftë se do merrem me perceptimin, në qoftë se mua më kanë çuar në SPAK se kam nxjerrë Edi Ramën me një person që dënohet me burgim të përjetshëm, tani ku është krimi këtu?! Tani, në rastin konkret, Klodiana Lala është duke bërë detyrën e vet. Detyra e vet është që të pyesë. Mund të pyesë këdo.”

Ai vijoi duke interpretuar reagimin e Hysenit si një formë presioni ndaj medias.

“Por unë mendoj që shefja e Shërbimit ishte në gjendje kaq të rënduar dhe unë më tepër mendoj që ajo dëshmoi që nga ana profesionale ka qenë shumë e dobët. Tani, a ishte ky një presion dhe një shantazh për të gjithë, në momentin që Klodiana Lala i drejton një pyetje, ajo zonjë mund të përgjigjet ose mund të mos përgjigjet. Por ajo e kishte të menduar dhe, duke agresuar, ka shumë mendime që ajo mund ta ketë bërë këtë për t’i çuar mesazh dikujt tjetër.”

Sipas Hoxhës, sulmi verbal ndaj gazetares mund të jetë përdorur për të krijuar efekt edhe te gazetarët e tjerë.

“Unë mendoj që ajo e ka bërë aty thjesht për të agresuar Klodiana Lalën dhe nëpërmjet asaj të gjithë gazetarët e tjerë. Duke u thënë: ‘Unë kam informacion për të gjithë ju dhe po folët, unë do t’ju gropos’. Ajo e ka ditur shumë mirë që në këtë moment, nëse mediat do të heshtin, kjo histori do ta kalonte siç bëri Rama.”

Hoxha tha se momenti kur ndodhi përplasja ishte i rëndësishëm, pasi kamerat ishin të fokusuara te Hyseni.

“Ajo po shkonte për masë sigurie dhe ajo që bëri ndaj koleges Lala ishte jo thjesht presion, kaloi përtej. Në fund të fundit, gazetarja është familjare, ka fëmijë, ka prindër, pra ajo mund të gjejë 1000 forma.”

Ai argumentoi se reagimi ndodhi në një moment kur vëmendja mediatike ishte maksimale.

“E ka bërë sepse vëmendja e të gjitha kamerave ka qenë aty. Të gjitha televizionet ishin live. Ajo e dinte që ishte në çastin më të ndjekur dhe ishte personazhi më i ndjekur. Dhe ajo pikërisht në këtë moment e ka sulmuar Klodin, për të konstatuar dhe vëmendja.”

Duke përdorur një metaforë, Hoxha e krahasoi situatën me një sulm që synon të lërë pasoja edhe pas momentit fillestar.

“Janë disa gjarpërinj të cilët të kafshojnë dhe tërhiqen dhe presin që helmi që ata hodhën të të lërë ty të vdekur dhe pastaj ata rikthehen. Kjo ka bërë të njëjtën gjë. Kjo metodë që ka përdorur aty është fiks: kafsho, fut pigmentin dhe prit pastaj përpëlitjen e tjetrit. Dhe prandaj e mbështes dhe e inkurajoj.”

Në fund, gazetari iu drejtua edhe publikut, duke theksuar rolin e medias në informimin e qytetarëve.

“Dhe më tepër se kolegëve i bëj thirrje publikut dhe qytetarëve; Ta keni parasysh që aty njerëzit që i shërbejnë më shumë qytetarit dhe interesave të qytetarit dhe publikut janë ata me mikrofon në dorë. U pëlqejnë ose s’u pëlqejnë. Kini në dorë pultin.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

I shpallur në kërkim për trafik droge, arrestohet në Rinas 53-vjeçari ukrainas

0
Një 53-vjeçar ukrainas, i shpallur në kërkim nga autoritetet e Kievit për trafik të lëndëve narkotike si pjesë e një organizate kriminale, është arrestuar...

“Tradhtia i ka zënë grykën”, Berisha sulmon Ramën për fjalimin në OKB: “Universi i...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj fjalimit të kryeministrit Edi Rama në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, duke e cilësuar...

Autobusi merr flakë në autostradën Tiranë-Elbasan, pak metra para tunelit

0
Një autobus pasagjerësh ka marrë flakë në autostradën Tiranë-Elbasan, vetëm disa metra para hyrjes në tunel. Pas marrjes së njoftimit, forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në...

Vodhi makinën në Tepelenë dhe u arratis në Durrës, 30-vjeçari përplas 4 automjete para...

0
Një 30-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi, sipas Policisë, kishte vjedhur një automjet në Tepelenë dhe, në përpjekje për t’iu shmangur shërbimeve të policisë,...

Goditet skema e kontrabandës në Kakavijë dhe Kapshticë, shmangeshin 1.6 milionë lekë detyrime doganore

0
Strukturat e Administratës Doganore kanë goditur, në kuadër të kontrolleve të bazuara në analizën e riskut, një skemë kontrabande në pikat e kalimit kufitar...