12.5 C
Tiranë
Saturday, September 26, 2026

“Hyseni dhe Agasi u njohën në Kryeministri”, Artan Hoxha ngre akuza për emërimet në SHISH

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje të tjera lidhur me çështjen që përfshin ish-drejtoren e SHISH, Vlora Hyseni, dhe biznesmenin Ergys Agasi.

Hoxha deklaroi se Hyseni dhe Agasi janë njohur në Kryeministri, ku, sipas tij, të dy kanë punuar si këshilltarë të kryeministrit Edi Rama në të njëjtën periudhë.

Më tej, gazetari ngriti pretendimin se Rama i kishte parapërgatitur të dy për role të tjera, duke e cilësuar Agasin si “koordinator” dhe duke e përgatitur Hysenin për drejtimin e SHISH.

Hoxha tha:

“Cili është dëmi që ka bërë? Ka prishur strukturën e drejtimit të shërbimit informativ. Ajo në Kosovë, u propozua nga kryeministri Haradinaj si nëndrejtore e AKI. Ishte nr. 2. Nga dhjetori 2020 në prill 2021 ishte nëndrejtore. Kur vjen Kurti dhe Osmani e lirojnë nga detyra. 2 muaj më prapa dha dorëheqjen. Largohet nga Kosova dhe vjen në Shqipëri.”

Ai foli edhe për marrjen e shtetësisë shqiptare nga Hyseni, duke ngritur pyetje mbi mënyrën se si ajo e kishte përfituar atë.

“Ajo ka marrë pasaportë në 2016 me dekret të presidentit Bujar Nishani. Si e mori se ishte agjente e Republikës së Kosovës. Si përfitoi? Nga shërbimi sekret i Kosovës ka ardhur një listë që të pajisen me shtetësi shqiptare. Kjo nuk ka banuar në Shqipëri. Si e përfitoi? Ka qenë e regjistruar në një banesë fiktive sikur banonte? E përfitoi fiktivisht.”

Hoxha pretendoi se pas marrjes së shtetësisë, Hyseni u angazhua si këshilltare në Kryeministri dhe më pas u afrua me strukturat e shërbimit informativ.

“Duke patur pasaportën, kryeministri Rama e merr si këshilltare. E kalon në këshilltare me shërbimin informativ. E parapërgatit. E larguar nga Kosova kur erdhi një kryeministër që nuk i ka marrëdhëniet mirë me kryeministrin tonë. Duke ardhur në Tiranë ka ardhur me vete me gjithë 3 hard diskun që kishte në Kosovë.”

Sipas Hoxhës, në të njëjtën periudhë në Kryeministri ka punuar edhe Ergys Agasi dhe aty dy personat janë njohur.

“Rama pasi e mban si këshilltare, paralele me të ka qenë dhe Gys Agasi, të dy të deleguar në Kryeministri. Aty janë njohur. Më mbrapa Vlora Hyseni shkon në shërbim dhe Gys Agasi emërohet koordinator.”

Gazetari e cilësoi vendimmarrjen për këto emërime si përgjegjësi të kryeministrit, duke thënë se ato janë bërë me vendime të ekzekutivit.

“Rama ka rënë dakord që këto propozime t’i ekzekutojë me vendime. Rama ka bërë këtë gjë dhe nuk duhet të fshihet. Është vendim ekskluziv i tij. Nuk është përgjegjësi personale. Është e kryeministrit.”

Në fund, Hoxha ngriti edhe një tjetër çështje lidhur me strukturën drejtuese të SHISH pas emërimit të Hysenit.

“A e dini që SHISH, në momentin që shkoi Vlora Hyseni, nuk kemi nëndrejtor.”

Deklaratat e Artan Hoxhës përfshijnë pretendime dhe interpretime të tij mbi historikun profesional të Hysenit, marrëdhëniet e saj me Agasin dhe vendimmarrjen politike për emërimet. Këto pretendime nuk paraqiten si fakte të verifikuara në mënyrë të pavarur.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Prej më shumë se dy muajsh”, Bardhi i kërkon Nikollës zbatimin e vendimit të...

0
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit, zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ngritjen e një Komisioni Hetimor lidhur...

I shpallur në kërkim për trafik droge, arrestohet në Rinas 53-vjeçari ukrainas

0
Një 53-vjeçar ukrainas, i shpallur në kërkim nga autoritetet e Kievit për trafik të lëndëve narkotike si pjesë e një organizate kriminale, është arrestuar...

“Tradhtia i ka zënë grykën”, Berisha sulmon Ramën për fjalimin në OKB: “Universi i...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj fjalimit të kryeministrit Edi Rama në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, duke e cilësuar...

Autobusi merr flakë në autostradën Tiranë-Elbasan, pak metra para tunelit

0
Një autobus pasagjerësh ka marrë flakë në autostradën Tiranë-Elbasan, vetëm disa metra para hyrjes në tunel. Pas marrjes së njoftimit, forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në...

Vodhi makinën në Tepelenë dhe u arratis në Durrës, 30-vjeçari përplas 4 automjete para...

0
Një 30-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi, sipas Policisë, kishte vjedhur një automjet në Tepelenë dhe, në përpjekje për t’iu shmangur shërbimeve të policisë,...