12.5 C
Tiranë
Saturday, September 26, 2026

“Hajde merru me pula se me burra nuk merresh”, protestuesja ironizon Ramën në protestën e 119-të

Një protestuese ka zgjedhur të ironizojë kryeministrin Edi Rama gjatë protestës së 119-të, duke marrë me vete në podium edhe një pulë.

Gjesti lidhej me deklaratën e Ramës pas gjuajtjes me vezë ndaj tij në New York, ku kryeministri u shpreh se nuk ka frikë nga pulat.

Protestuesja i bëri thirrje Ramës që të dalë në shesh, duke e ironizuar me praninë e pulës.

“Hajde merru me pula se me burra nuk merresh”, tha ajo.

Më tej, protestuesja deklaroi:

“Edi Rama ka frikë pulat në Shqipëri. Edi Rama ka me veshur fustanin si e ka veshur Gramoz Ruçi dikur. Policia, ja ku e keni kriminelin. Se nuk mundeni me arrestu Belinda Ballukun, Edi Ramën. Me pula merruni.”

Deklaratat u bënë gjatë protestës së 119-të, ndërsa protesta vijon me kritika ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

I shpallur në kërkim për trafik droge, arrestohet në Rinas 53-vjeçari ukrainas

0
Një 53-vjeçar ukrainas, i shpallur në kërkim nga autoritetet e Kievit për trafik të lëndëve narkotike si pjesë e një organizate kriminale, është arrestuar...

“Tradhtia i ka zënë grykën”, Berisha sulmon Ramën për fjalimin në OKB: “Universi i...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj fjalimit të kryeministrit Edi Rama në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, duke e cilësuar...

Autobusi merr flakë në autostradën Tiranë-Elbasan, pak metra para tunelit

0
Një autobus pasagjerësh ka marrë flakë në autostradën Tiranë-Elbasan, vetëm disa metra para hyrjes në tunel. Pas marrjes së njoftimit, forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në...

Vodhi makinën në Tepelenë dhe u arratis në Durrës, 30-vjeçari përplas 4 automjete para...

0
Një 30-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi, sipas Policisë, kishte vjedhur një automjet në Tepelenë dhe, në përpjekje për t’iu shmangur shërbimeve të policisë,...

Goditet skema e kontrabandës në Kakavijë dhe Kapshticë, shmangeshin 1.6 milionë lekë detyrime doganore

0
Strukturat e Administratës Doganore kanë goditur, në kuadër të kontrolleve të bazuara në analizën e riskut, një skemë kontrabande në pikat e kalimit kufitar...