18.5 C
Tiranë
Friday, September 25, 2026

Presidenti Biden: Tërheqja nga gara për rizgjedhje ishte “Gjëja e duhur për t’u bërë”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, deklaroi se vendimi i tij për të mos kandiduar për rizgjedhje ishte “gjëja e duhur për t’u bërë”. Në një bisedë telefonike me ndihmësit e fushatës zgjedhore të Partisë Demokratike, Biden bëri komentet e tij të para që prej tërheqjes nga gara më 21 korrik. Ai shprehu mbështetjen e tij për zëvendëspresidenten Kamala Harris, e cila tani duhet të sigurojë nominimin e partisë si kandidate për presidente.

“E di që lajmi për tërheqjen time ishte befasues dhe i vështirë për t’u dëgjuar, por ishte gjëja e duhur për t’u bërë“, u tha Biden përfaqësuesve të fushatës. Ai vlerësoi punën e ekipit të tij që ka punuar “me shpirt” për ta ndihmuar atë të qëndronte në detyrë për një mandat të dytë, por shtoi se “nuk do të shkojë askund” dhe se do të mbetet “plotësisht i angazhuar” në fushatë.

“Shpresoj që ju t’i jepni Kamalës një pjesë të zemrës dhe shpirtit tuaj, që ma keni dhënë mua“, u tha Biden përfaqësuesve të fushatës. “Ne ende duhet ta shpëtojmë këtë demokraci. Trump paraqet ende rrezik për këtë komb”, tha Biden duke iu referuar kandidatit republikan për president, Donald Trump. Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen më 5 nëntor. Biden, 81 vjeç, u tërhoq pas shqetësimeve në rritje për moshën dhe shëndetin e tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në Rrogozhinë-Lushnje, makina përplaset me barrierën dhe një mjet të parkuar, plagoset çifti

0
Një aksident rrugor ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, pranë rrethrrotullimit të Grabjanit. Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me barrierën e betonit dhe më...

“Këtu flas për zyrën e Agasit, ku isha me Argitën”, vijon përplasja Berisha-Ismaili pas...

0
Debati i zhvilluar një ditë më parë në Parlament mes Sali Berishës dhe ministres Erjona Ismaili ka vijuar edhe në rrjetet sociale, ku kjo...

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...