34.7 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Ronela Hajati i përgjigjet kritikave për pamjen dhe muzikën e saj: “Shfrytëzoni kohën për punë, jo për komente negative”

Këngëtarja shqiptare Ronela Hajati ka reaguar me forcë ndaj komenteve negative që ka marrë për pamjen fizike dhe muzikën që bën. Në një postim në rrjetet sociale, Ronela shprehu pakënaqësinë e saj ndaj atyre që e kritikojnë dhe bëri thirrje për t’u fokusuar në gjëra më të dobishme.

Kush ulet dhe komenton, harxhon kohë që mund ta shfrytëzojë për të punuar e për t’i çuar bukë në shtëpi familjes,” tha ajo, duke i kritikuar ata që e komentojnë për peshën dhe veshjet e saj. Ronela i quajti këto komente si të pakuptimta dhe shtoi se ndjekësit që e kritikojnë “rrezikojnë të parazitojnë gjithë ditën.”

Ajo gjithashtu adresoi komentet për muzikën e saj: “Nëse nuk e pëlqen muzikën time, mos e dëgjo!” Duke u shprehur me ironi për komentet që merr për pamjen e saj në jetën reale, Ronela theksoi: “Ju lutem mos më thoni më: ‘Ronela qenke më e dobët live’, se është fjalia më e shpëlarë që më zënë veshët. Kam pasqyrë!

Në përfundim, Ronela falënderoi ata që e kanë mbështetur gjatë karrierës së saj dhe u shprehu dashuri fansave të saj të vërtetë: “Të gjithë atyre që i kanë mbushur koncertet dhe zemrën time plot me dashuri, ju kam shumë xhan! Ju tjerëve, ishalla po keni punë!”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...