32.1 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Kryeministri Rama prezanton projektet fituese të Korporatës Shqiptare të Investimeve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot projektet fituese të para të Korporatës Shqiptare të Investimeve (AIC), që synojnë transformimin e infrastrukturës publike në vend sipas modeleve më të mira europiane. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama njoftoi se këto projekte janë rezultat i një konkursi ndërkombëtar dhe do të përfshijnë ndërtimin e një kompleksi administrativ, zyrat e reja të Kadastrës Shtetërore, si dhe dy godina multifunksionale, duke krijuar një platformë të re për zhvillimin e pronës publike dhe përmirësimin e shërbimeve publike në përputhje me vizionin “Shqipëria 2030”.

Juria ndërkombëtare ka përzgjedhur disa studio arkitekturore për realizimin e këtyre projekteve. Për lotin e parë, që përfshin strukturat administrative, u zgjodhën studiot COLDEFY nga Franca, ndërsa për lotin e dytë u përzgjodhën ANDREA CAPUTO nga Italia dhe SO-IL nga SHBA. Për grupin e dytë, për lotet një dhe dy, u zgjodh studio italiane BAUKUH.

Ndërtimet do të realizohen në disa zona kyçe të Tiranës, përfshirë Parkun Olimpik, zonën pranë Komunës së Parisit, pranë Harry Fultz, ATSH-së dhe në zonën e 21 Dhjetorit. Këto projekte synojnë të eliminojnë qiratë e shtrenjta që aktualisht paguhen për zyrat dhe institucionet publike, duke ofruar një zgjidhje më të qëndrueshme për shfrytëzimin e pronës publike. Qeveria ka hapur tashmë garën ndërkombëtare për realizimin e këtyre projekteve, duke i dhënë një tjetër dimension zhvillimit urban të Tiranës dhe administratës shtetërore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...