34.3 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

“Ai ka një të dashur, do të më nxjerrë nga shtëpia”/ 82-vjeçari gjendet i pajetë në Selanik, dyshime për dhunë në familje

Një 82-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Koufalia, disa ditë pasi në familje ishte raportuar një rast dhune që përfshinte bashkëshorten e tij 77-vjeçare.

Sipas informacioneve, policia u njoftua nga një fqinj rreth orës 19:00 dhe, sapo mbërriti në vendngjarje, e gjeti të moshuarin pa shenja jete. Në banesë ndodhej edhe bashkëshortja e tij, e cila ishte arrestuar më herët për një incident të ngjashëm dhune.

Burime bëjnë me dije se viktima kishte lëndime të jashtme, ndërsa autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë e një ngjarjeje kriminale. Pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.

Sipas raportimeve të Protothema, konfliktet mes çiftit kishin nisur prej javësh. Edhe pse pas një përplasjeje të parë duket se ishte arritur një pajtim i përkohshëm, situata u përshkallëzua sërish.

Para ngjarjes tragjike, 77-vjeçarja kishte deklaruar: “Dua të shkojmë mirë, nuk dua të zihemi. Ai ka një të dashur dhe mund të më nxjerrë nga shtëpia.”

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...