27.8 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Aksident fatal në aeroportin e Vlorës, humb jetën një punëtor

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e 17 janarit në kantierin e ndërtimit të Aeroportit të Vlorës, ku një punëtor ka humbur jetën pas një përplasjeje me një fadromë.

Viktima është Nusret Xhoka, 60 vjeç, nga Dibra, i cili u përplas nga fadroma e drejtuar nga Rrahman Sllamniku, 63 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë. Të dy punonin për kompaninë ndërtuese “2A Group”.

Sipas burimeve, Xhoka sapo kishte zbritur nga trajleri kur u godit fatalisht nga fadroma, duke humbur jetën në vend.

Policia e Vlorës ka arrestuar Rrahman Sllamnikun, pasi dyshohet se ai humbi kontrollin mbi fadromën dhe përplasi trajlerin, duke shkaktuar vdekjen e kolegut të tij.

Në njoftimin zyrtar, Policia e Vlorës deklaroi:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan shtetasin Rr. S., 63 vjeç, pasi më datë 17.01.2025, rreth orës 21:20, në kantierin e Aeroportit të Vlorës, duke drejtuar një fadromë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e saj dhe ka përplasur një trajler. Si pasojë, drejtuesi i trajlerit, shtetasi N. Xh., 60 vjeç, ka humbur jetën.”

Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e sakta të kësaj tragjedie, që ka tronditur kantierin më të madh të ndërtimit në vend.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...