28.5 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Berat, automjeti del nga rruga dhe përplaset me barrierat

Lushnjë, 19 Janar 2025 – Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak pas mesnatës në aksin nacional Lushnjë-Berat, pranë kryqëzimit të fshatit Qerret.

Një automjet tip “Golf 7” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat anësore, të cilat kanë depërtuar në brendësi të mjetit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Drejtuesi i automjetit ka mbetur i plagosur dhe është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Lushnjës për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, ndërkohë që dyshohet se shpejtësia e lartë dhe kushtet atmosferike mund të kenë ndikuar në humbjen e kontrollit të mjetit.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në këtë segment rrugor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...