9.5 C
Tiranë
Friday, April 24, 2026
spot_img

Aksident tragjik në Kavajë–Rrogozhinë, humb jetën këmbësori

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Kavajë–Rrogozhinë.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 20:15, në afërsi të mbikalimit të Gosës, një automjet i drejtuar nga shtetasi R. Q., 39 vjeç, ka përplasur një këmbësor, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

Si pasojë e përplasjes dhe plagëve të marra, këmbësori ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Autoritetet po vijojnë gjithashtu procedurat për identifikimin e viktimës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Bashkia e Vlorës “godet” pushuesit: rriten tarifat e plazheve publike në 700 lekë për...

0
Bashkia e Vlorës ka hedhur për shqyrtim një projektvendim që parashikon rritjen e tarifës për shërbimin në plazhet publike të administruara nga njësia vendore,...

Briseida Çakërri: Opozita nuk ka votuar asnjë ligj të integrimit

0
Deputetja Briseida Çakërri ka deklaruar se opozita nuk ka mbështetur me votë asnjë nga ligjet që lidhen me procesin e integrimit të Shqipërisë në...

Kumbaro në Kuvend: Licencimi i mësuesve nuk është vendim i ri, por detyrim ligjor...

0
Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, gjatë interpelancës së kërkuar nga deputetë të opozitës për çështjen e licencimit të mësuesve, sqaroi se procesi nuk përbën...

Shqipëri: Reagime nga politika pas ndarjes nga jeta të Rexhep Qoses

0
Ka vijuar reagimi i figurave të larta shtetërore dhe politike pas ndarjes nga jeta të akademikut të njohur Rexhep Qosja, një prej emrave më...

Ministrja Sala: Rritet buxheti për barnat onkologjike, prezantohet reforma e re në shërbimin e...

0
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se buxheti për barnat në vitin 2026 arrin në 19.5 miliardë lekë, me një rritje të posaçme...