31 C
Tiranë
Monday, July 27, 2026

Bashkia e Vlorës “godet” pushuesit: rriten tarifat e plazheve publike në 700 lekë për çadër dhe shezlong

Bashkia e Vlorës ka hedhur për shqyrtim një projektvendim që parashikon rritjen e tarifës për shërbimin në plazhet publike të administruara nga njësia vendore, nga 500 në 700 lekë për setin çadër–shezlong.

Sipas dokumenteve shoqëruese, Drejtoria e Pronave Publike dhe Menaxhimit të Aseteve argumenton se tarifa aktuale prej 500 lekësh nuk mbulon kostot reale të shërbimit, përfshirë pagat, sigurimet, pastrimin ditor, mirëmbajtjen dhe amortizimin e pajisjeve.

Në relacion theksohet se një nivel më i ulët çmimi do të ndikonte drejtpërdrejt në cilësinë e shërbimit në plazhe, duke sjellë reduktim të stafit dhe standarde më të ulëta pastrimi dhe kontrolli gjatë sezonit turistik.

Sipas analizës ekonomike të bashkisë, kostoja e një çadre rezulton rreth 438 lekë pa TVSH, duke e bërë të pamundur funksionimin normal të shërbimit me tarifën aktuale prej 500 lekësh, e cila lë një diferencë minimale për mbulimin e shpenzimeve të tjera.

Për këtë arsye, tarifa e propozuar prej 700 lekësh vlerësohet si më e qëndrueshme financiarisht dhe e nevojshme për garantimin e standardeve të shërbimit në plazhet publike.

Ndërkohë, për zonat turistike si Plazhi i Vjetër, Zvërneci, Uji i Ftohtë, Radhima dhe Orikumi, tarifat për përdorimin e hapësirave publike për qëllime biznesi nuk pritet të ndryshojnë, duke mbetur në fuqi vendimet ekzistuese të Këshillit Bashkiak.

Projektvendimi do të shqyrtohet në Këshillin Bashkiak të Vlorës, në një periudhë kur çështja e menaxhimit të plazheve publike dhe tarifave në sezonin turistik mbetet në qendër të debatit publik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Për bionden që më ka vjedhur zemrën”/ Mateo surprizon Brikenën me një dedikim romantik...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione ka ndodhur gjatë një emisioni, ku Mateo ka surprizuar partneren e tij, Brikena Selmani, me një dedikim...

Rama për manipulimin online: “Sot manipulimi udhëton me shpejtësinë e algoritmit, nuk duhet më...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja janë kthyer në një sfidë të re për demokracitë, duke theksuar...

Rama për “revolucionin e flamingove”: “Është një shembull i jashtëzakonshëm i dezinformimit, duhet të...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se i ashtuquajturi “revolucion i flamingove” është një shembull i dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja, teksa mori pjesë në...

Horoskopi i dashurisë në fund të korrikut/ Tre shenjat që mund të përballen me...

0
Fundi i korrikut mund të sjellë emocione të forta në jetën sentimentale të disa shenjave të zodiakut, sipas astrologjisë. Për disa persona kjo periudhë...

Tragjedi në Venezuelë/ Bilanci i tërmeteve arrin në 5.546 viktima, mijëra të plagosur dhe...

0
Një muaj pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, bilanci i viktimave ka arritur në 5.546 persona të vdekur, ndërsa 16.740 të tjerë...