20.9 C
Tiranë
Friday, July 24, 2026

Aksidenti në det në Vlorë, 17-vjeçari përfundoi në spital pasi rrëshqiti në pjesën e motorit të mjetit lundrues

Policia e Vlorës ka dhënë informacion zyrtar lidhur me aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në det, ku një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur gjatë lundrimit.

Sipas njoftimit paraprak të autoriteteve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:50, kur një mjet lundrues me drejtues shtetasin E. I., 32 vjeç, po lundronte nga Gadishulli i Karaburunit në drejtim të molit të Vlorës.

Gjatë lundrimit, pasagjeri S. Ç., 17 vjeç, dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në pjesën e motorit të mjetit lundrues, duke pësuar dëmtime në këmbë.

Pas aksidentit, i mituri është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka bërë me dije se grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur veprimet procedurale për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar dinamikën e aksidentit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në Gjirokastër, foshnja 7-muajshe humb jetën gjatë transportit drejt spitalit, nisin hetimet për...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjirokastër, ku një foshnjë vetëm 7 muajshe ka humbur jetën gjatë transportit me urgjencë drejt Spitalit Rajonal...

Bërxullë/ Gjendet pistoletë dhe fishekë në banesën e 43-vjeçarit, arrestohet Juljan Koni

0
Një 43-vjeçar është arrestuar nga Policia në fshatin Bërxullë, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një armë zjarri pistoletë e mbajtur...

Refit Buzi liron ish-të fejuarën pas negociatave me RENEA-n, vijojnë përpjekjet për dorëzimin e...

0
Refit Buzi, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në Fier, ka liruar ish-të fejuarën e tij, Rozalinda Plaka, të cilën dyshohet se e...

Seanca e fundit parlamentare mbyllet me tensione, demokratët bllokojnë foltoren dhe mazhoranca voton projektligjet

0
Seanca e djeshme parlamentare u mbyll me tensione dhe përplasje mes opozitës dhe mazhorancës, pasi deputetët demokratë bllokuan foltoren e Kuvendit duke kundërshtuar zhvillimin...

Karim Adeyemi prezantohet te Barcelona: “Messi ka qenë gjithmonë idhulli im, dua të bëj...

0
Karim Adeyemi ka nisur me shumë entuziazëm aventurën e tij te Barcelona, ku në prezantimin e parë para mediave foli për objektivat e tij...