7.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Akuzohet për vrasjen e 31-vjeçarit nga Kukësi, zbardhet dëshmia e ‘Kobrës’ në gjyq: “Vëllai im s’ka lidhje me krimin”

Dibran Hoxha, i njohur me nofkën “Kobra”, ka folur për herë të parë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme në lokalin e tij në Prizren, ku mbeti të vdekur një 31-vjeçar nga Kukësi, Visart Cengu dhe u plagos shoku i tij.

Si i akuzuari kryesor për ngjarjen e rëndë, “Kobra” tha para trupit gjykues se vëllai i tij, Enver Amrallahu, nuk kishte qenë në vendin e ngjarjes gjatë konfliktit, por sipas tij, kishte shkuar pasi kishte ndodhur krimi.

“Pajtohem me fjalët e avokatit, veç deshta me shtu diçka në lidhje me Enver Amrallahun, ky është vëllau prej nanës. Ky ka ardhë masi ka ndodhë, masi ka ni prej tjerëve që ka ndodh diçka në lokal, ka ardhë masi me policinë mrapa krejt kur janë marrë deklaratat krejt, kanë ardhë e kanë nxanë aty si vlla”, tha i dyshuari Hoxha.

Hoxha tha se Armallahu ka ardhur pasi kishte marrë informacione lidhur me konfliktin e ndodhur në lokalin “Kobra City”.

Sipas Prokurorisë, Dibran Hoxha akuzohet për veprat penale “Vrasje e rëndë”, “armëmbajtje pa leje” dhe “manipulim provash”, ndërsa Arben Vezaj, Burim Mazreku, Jesmir Badalli, Kujtim Gashi dhe Enver Amrallahi, akuzohen për veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”, ndërsa gjykata ka vendosur t’i lërë të arrestuarit në burg.

“Më dt 03.01.2023, rreth orës 04:00, në afërsi të lokalit të tij “Kobra City”, që gjendet në rrugën magjistrale Prizren- Zhur, me armë zjarri, me dashje e privon nga jeta viktimën V.C, duke vë në rrezik jetën e të dëmtuarit R.Sh, të cilin e plagos dhe duke vë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarit A.B, që të tre shtetas të Republikës së Shqipërisë, në atë mënyrë që për shkak të një mosmarrëveshje paraprake që kishin pas rreth pagimit të faturës në lokal, fillon përleshja në mes punëtorëve në lokalin “Kobra City”, me të dëmtuarit ku pas kacafytjeve dhe rrëmujës së krijuar në lokal, të dëmtuarit dalin nga lokali dhe pasi hypin në veturën “Mercedes” FA 19-PFX, me targa angleze, për tu larguar në parkingun e lokalit, paraqitet i dyshuari Dibran Hoxha, i cili me armë zjarri shtënë në drejtim të veturës, me ç’rast e qëllon të dëmtuarin V.C, i cili kishte qenë i ulur në ulësen e pasme të veturës dhe R.Sh, i cili kishte qenë i ulur në ulësen e përparme, dhe si pasojë e këtyre të shtënave me armë zjarri V.C ndërron jetë rrugës për në spitalin e Kukësit, derisa R.Sh nga plagët e marra nga Kukësi dërgohet në spitalin e Tiranës”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...

Dy medalje ari në Bolonja, Mikaela Skandaj konfirmon dominimin: 72 trofe në karrierë

0
Në një realitet ku sporti shqiptar shpesh zhvillohet mes vështirësive strukturore dhe sakrificave individuale, emra të veçantë arrijnë të tejkalojnë kufijtë e statistikave dhe...

“Ne i kemi të gjitha kartat”, Donald Trump sinjalizon forcë ndaj Iranit mes tensioneve...

0
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të presidentit amerikan Donald Trump duke mbajtur karta me mbishkrimin “Unë i kam të gjitha kartat”, një...