35.4 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

Temperaturat e janarit arrijnë në nivelin më të lartë historik, Europa thyen rekordin

Temperaturat e larta në muajin janar kanë arritur në nivelin më të lartë historik në një numër vendesh në të gjithë Evropën. Rekordet kombëtare janë thyer në tetë vende evropiane – Holandë, Lihtenshtajn, Lituani, Letoni, Republikën Çeke, Poloni, Danimarkë dhe Bjellorusi. Temperatura e regjistruar në Varshavë më 1 janar ishte 4 gradë Celsius më e lartë se rekordi i mëparshëm, ndërsa në Bjellorusi temperatura ishte 16.4 gradë Celsius ose rreth 4.5 gradë mbi rekordin e mëparshëm.

Në Billbao të Spanjës temperaturat e ditës së Vitit të Ri në ishin ekuivalente me mesataren e muajit korrik, dhe pjesë të Katalonisë – duke përfshirë Barcelonën – janë subjekt i kufizimeve në përdorimin e ujit.

Rekordet thyhen gjatë gjithë kohës, por është e pazakontë që diferenca të jetë më shumë se disa të dhjetat e një shkalle. Në Zvicër, temperaturat kanë arritur në 20 gradë Celsius dhe moti i ngrohtë ka ndikuar që të ketë mungesë bore në alpet zvicerane.

Vetëm disa ditë më parë, Britania e Madhe, Irlanda, Franca dhe Spanja e shpallën vitin 2022 vitin e tyre më të nxehtë në histori. Në Mbretërinë e Bashkuar, çdo muaj përveç dhjetorit, ishte më i nxehtë se mesatarja. Valët e të nxehtit janë bërë më të shpeshta, më intensive dhe zgjasin më gjatë për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit.

 

 

Por, jo në të gjitha vendet evropiane është nxehtë. Temperatura më të ftohta dhe borë parashikohen në pjesë të Skandinavisë dhe në Moskë pritet që temperaturat të bien në minus 20 gradë Celsius deri në fundjavë. Moti i butë në Evropë vjen pasi Amerika e Veriut po përballet me stuhi më të forta, ku nga i ftohti kanë vdekur dhjetëra persona në SHBA dhe Kanada.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...