25.4 C
Tiranë
Tuesday, July 14, 2026

Akuzohet se vidhte banesa në disa vende të BE-së/ Policia e Lezhës arreston 30-vjeçarin

Policia e Lezhës ka arrestuar një 30-vjeçar i identifikuar si Bledar Nezha i cili akuzohet se vidhte banesa në disa vende të BE-së.

“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Lezhë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, mbi bazën e informacioneve të siguruara për një shtetas që dyshohet për veprimtari të jashtëligjshme në fushën e vjedhjes së banesave në vendet e BE-së, pas një hetimi disamujor finalizuan operacionin “Aksesorët”, në kuadër të të cilitu bë arrestimi i shtetasit Bledar Nezha, 30 vjeç, banues në Kurbin (i arrestuar më parë jashtë shtetit)”, njoftoi policia.

Sipas bluve, këtij shtetasi, gjatë kontrollit të banesës, iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 krehra pistolete me fishekë, municion luftarak, 55 ora të markave të ndryshme, 18 unaza, 20 byzylykë dore, varëse, për të cilat nuk dispononte asnjë dokumentacion apo faturë blerjeje, të dyshuara si produkte të veprimtarisë kriminale jashtë vendit në fushën e vjedhjes së banesave.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...