25.4 C
Tiranë
Tuesday, July 14, 2026

Gjendet në Lushnjë një automjet tip “Mercedes Benz”, dyshohet se i përket autorit të dyshuar të atentatit ndaj…

Një automjet tip “Mercedes Benz” është gjetur në Lushnjë mëngjesin e së premtes. Sipas burimeve nga Policia, makina është gjetur në një kanal, e braktisur dhe, brenda saj është gjetur edhe një uniformë Policie.

Automjeti dhe rrobat e gjetura dyshohet se i përkasin autorit të dyshuar të atentatit ndaj Edison Begaj, i cili u qëllua me katër plumba përpara syve të dy fëmijëve të tij në zonën e Kaninës mbrëmjen e 29 majit.

Hetuesit kanë dyshime të forta se mjeti është përdorur në ngjarjen e ndodhur në Kaninë.

Për këtë arsye, automjeti tip “Mercedez Benz E-Class” me ngjyrë blu, është dërguar drejt Komisariatit të Vlorës, me qëllim vijimin e hetimeve për atentatin ndaj 38-vjeçarit.

Deri tani, Policia ka shoqëruar mbi 8 persona të dyshuar që kanë lidhje ose dijeni mbi ngjarjen, si dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë, që të çojnë në fshatin Kaninë, për të identifikuar automjetin e përdorur nga autorët.

Edison Begaj u qëllua me katër plumba në hyrje të banesës së tij rreth orës 23:20 minuta të së shtunës së shkuar (29 maj).

Fatmirësisht, Begaj arriti të mbijetonte, pasi plumbat e kapën në pjesën e gjymtyrëve të poshtme, ndërsa që prej atentatit ndodhet duke u kuruar në Spitalin e Vlorës.

Ai ishte subjekt hetimi i OFL, pasi ka rezultuar të jetë dënuar për trafik droge dhe armësh. Pista kryesore e hetimit për atentatin ndaj të Begajt është përqendruar në ndonjë konflikt të mundshëm të tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...