21.7 C
Tiranë
Sunday, July 12, 2026

Arrestohet në Barcelonë 29-vjeçari shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar – i armatosur me pistoletë “gati për zjarr”

Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet spanjolle në Barcelonë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Franca dhe Spanja për trafik droge dhe përfshirje në organizatë kriminale.

Sipas mediave spanjolle, operacioni është kryer nga Garda Civile e Spanjës më 8 maj, në zonën e njohur Passeig de Gràcia, ku i dyshuari është kapur me armë zjarri në posedim.

Autoritetet bëjnë me dije se ndaj tij ishin lëshuar dy urdhër-arreste europiane nga Franca për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, si dhe një tjetër urdhër-arrest nga gjykatat në Barcelonë për vjedhje automjetesh.

Gjatë arrestimit, policia i ka sekuestruar një pistoletë tip “Makarov” të mbushur me shtatë fishekë dhe të gatshme për përdorim, si dhe dokumente false me shtetësi greke dhe një shumë prej 1.470 euro cash.

Pas ndjekjes nga agjentët e Gardës Civile, 29-vjeçari është neutralizuar dhe arrestuar në vendngjarje, ndërsa arma e sekuestruar rezulton me origjinë sovjetike dhe përdor municion 9×18 mm.

I arrestuari është paraqitur më pas përmes lidhjes telematike para Audiencës Kombëtare të Spanjës, nga Gjykata e Barcelonës, ku pritet të vijojnë procedurat gjyqësore për ekstradim dhe hetim të mëtejshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...