23.5 C
Tiranë
Friday, May 17, 2024
spot_img

Alarm në Shqipëri: Kërkesë për “kokat” e Prefektit të Vlorës dhe At Nikolla Xhufkës, priftit ortodoks

Shqipëria duket se është në alarm, pasi shërbimet greke dhe serbe kërkojnë “kokat” Vangjel Tavo, prefekti i qarkut të Vlorës dhe At Nikolla Xhufkës, priftin ortodoks. Fillimisht ka qenë ish-deputeti Tavo, i cili ka folur mbi situatën në Himarë dhe kërcënimet që ka marrë. Së fundmi janë publikuar disa të dhëna që tregojnë se Tavo është tentuar që të eliminohej dy herë, në vitin 1997 dhe tentativa e dytë në vitin 2001 në Athinë. Për këtë foli vetë Tavo, i cili në një media, teksa tha se ka pasur edhe raste të tjera gjatë karrierës së tij politike, që është ndjerë i kërcënuar. Duke u ndalur tek përplasja të premten në këshillin bashkiak të Himarës, ku u zgjodh kryetarja e komanduar Blerina Bala, prefekti i Vlorës tha:

“I kërcënuar, ka qenë kërcënim por të jem i sinqertë jam nga ata tipa që nuk trembem dhe kur vendos një objektiv do ta çoj deri në fund pavarësisht kostove. Është historik, shërbimi ndaj njerëzve dhe kur marrë një detyrë do ta çoj deri në fund. Ajo që ndodhi në Himarë, e kam theksuar edhe herë tjetër, ka qenë reagim i një grupi njerëzish për arsye që nuk dua t’i komentoj, janë apo jo të përligjura, mund të kenë apo jo të drejtë, kjo është çështje tjetër. Por e drejta e çdo njeriu shkon deri atje sa nuk cenon të drejtën e tjetrit. Pjesa e dy kërcënimeve ka të bërë me dokumente të deklasifikuara të shërbimit sekret grek. Ka edhe gjëra të tjera por nuk është pjesë e këtij emisioni. Ka pasur edhe gjëra të tjera gjatë karrierës time 28 vjeçare në politike, kam pasur edhe raste të tjera që jam kërcënuar. Ndoshta jo bomba dhe jo ardhje në shtëpi të armatosur për të më eliminuar. Reagimi i njerëzve aty është pjesë normale e një proteste, e kam provuar në fillimet e karrierës time politike edhe në Dropull, dhe kur më kanë quajtur tradhtar sepse kisha zgjedhur të kandidoja me PS në ’96 dhe jo me PBDNJ. Ja që unë po atë vit në Dropull, kam marrë 69 për qind. Shumica mendonte ndryshe dhe po ata njerëz që më dolën në një fshat të Dropullit me parulla dhe fyerje dhe pas një viti që më njohën nga afër, mu bënë bashkëpunëtorët e mi më të ngushtë. Jam i bindur që pasi të më njohë himarjotët, marrëdhëniet e mia me atë grup, do të jetë po aq miqësore sa çfarë kanë qenë të dropullitëve me mua”, deklaroi Tavo.

At Nikolla Xhufka sfidon serbët

Nga ana tjetër, At Nikolla Xhufka thotë se do të ngrejë Kishën Autoqefale në Kosovë, pavarësisht se serbët urdhëruan arrestimin e tij. Teksa ishte i ftuara në një media, At Nikolla u shpreh se kisha do të ngrihet në zemër të Prishtinës.

“Deklarata e Kishës Serbe thoshte kështu; Albin Kurti po përdor priftin At Nikolla Xhufka të Elbasanit, për të ngritur Kishën Autoqefale në Kosovë. Dhe unë shtoj; At Nikolla Xhufkën nuk po e përdor Albin Kurti për të ngritur Kishën Autoqefale në Kosovë. At Nikolla Xhufka do ta ngrejë Kishën Autoqefale në Kosovë, nami të bëhet.Kisha Ortodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare do të ngrihet në zemër të Prishtinës. U kërkua që unë gjatë këtij hetimi, të qëndroj në burg, sepse qenkam kaq i rrezikshëm, saqë mund te zhduk provat, dëshmitarët okularë që kanë qenë atje. Detyra ime si klerik kjo është, të shkoj aty ku ka nevojë, besimtarët, komuniteti. Për ne si kishë dhe për mua si kishë, individ, mjafton të jenë shqiptarë. Shkoj, kudo që të jetë. Dhe kur vij në Elbasan, kur zgjohem në mëngjes, bie derë dhe ishte postieri. Ai më nxjerr një letër bakalli, pa zarf, pa treguar se kush e ka ngritur padinë. Nisem në Tiranë, por ku duhet të shkoj? Nuk e kam idenë, nuk kam shkuar në gjykata. Më kanë paditur për fyerja dhe shpifje”, theksoi ai.

U arrestua nga Policia Speciale e Kosovës, flet Xhufka

Ndërkaq priftit ortodoks, At Nikolla Xhufka ka sqaruar në emisionin “360 Gradë” arrestimin e tij nga Policia Speciale e Kosovës. Ai ka thënë se akuzohet se ka vjedhur pronën serbe dhe ka hyrë me forcë për ta tjetërsuar, por në të vërtetë thjesht ka rregulluar dhe hapur një kishë të rrënuar prej vitesh. Sakaq, At Nikolla Xhufka ka theksuar se e pavarësisht se mund ta çojnë nëpër gjykata, do e thotë gjithmonë që çdo kishë ortodokse në Republikën e Kosovës është shqiptare.

Ideja është kjo që në datën 8 nëntor 2023, si Kishë kemi mbajtur për herë të parë në Kosovë meshën e parë ortodokse në gjuhën shqipe në komunën e Podujevës. Ne si Kishë ishim të ftuar nga banorë të atij fshati, sepse fshati tani që po flasim është i braktisur, ka dy-tre familje. Nga vetë banorët atje na është thënë që kisha është në pronën e shkollës së vjetër të fshatit dhe është restauruar nga Ministria e Kulturës së Kosovës. Edhe nuk është pronë serbe dhe ka mbi 30 vjet që është braktisur. Kur shkova atje, kisha brenda ishte me fekale, pis, e pastruam që të bënim dinjitoze. Edhe në datën 28 mbajmë liturgjinë e parë. Më pas mbajtëm dhe një drekë me akademikë, historianë të ndryshëm. Edhe kur ika në Elbasan, menduam se nuk ka asgjë të keqe, përpara 20 ditësh, isha nisur për të shkuar në një emision në Kosovë dhe më thonë je i ndaluar nga Policia Speciale. Akuza ishte që unë kam vjedhur pronën serbe, kam hyrë me dhunë, kam hyrë me forcë, jam përpjekur që ta tjetërs…

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT